Nevoja për testimin e politikës
TIRANE - Qytetarët kanë mundësi që njëherë në katër vjet të votojnë për politikën. Përmes votës ata ushtrojnë funksionin
e kontrollit dhe ushtrimit të pushtetit, gjykojnë mandatin e një qeverie dhe alternativën e opozitës. Vendimi i tyre është legjitim, përcaktues dhe mandatues edhe për katër vite të tjera. Në kohën e ndërmjetme, midis katër viteve të mandateve normale parlamentare, qytetarët kanë disa mundësi korrektimi dhe testimi të politikës. Në vendet me dhomë të dytë parlamentare, çdo dy vjet bëhet ripërtëritja e dhomës së dytë. Në vendet me zgjedhje direkte presidenciale, qytetarët çdo 4-5 vjet votojnë edhe për kryetarin e shtetit. Në vende të tjera si Shqipëria, në mesin e mandatit politik votohet edhe për qeverisjen lokale.
Midis periudhës zgjedhore, i zgjedhuri (president, kryeministër, parlament) e ushtron detyrën e tij në monitorimin periodik të qytetarëve. Kështu, qytetarët amerikanë, gjermanë, britanikë e francezë kanë mundësitë që çdo javë të shprehin dhe të njohin mbështetjen publike për presidentin, qeverinë, ministra të veçantë, parlamentin dhe vetë partitë politike. çdo qytetar i këtyre vendeve ka gjithashtu mundësitë të njohë gjykimin e publikut mbi punën konkrete të zyrtarëve vendimmarrës, mbi vendime të veçanta që ndikojnë në jetën e tyre ose mbi propozime qeveritare që mund të kenë ndikim në të ardhmen. Të realizuara përmes sondazheve profesionale dhe të besueshme, testet javore ndikojnë direkt mbi politikëbërjen dhe marrëdhëniet politikë–zgjedhës.
Prej vitesh në shohim aksione politike, zhvillime politike, vendime politike dhe nisma politike të cilat na imponohen si zgjidhja më e mirë për qytetarët dhe Shqipërinë, por për të cilat, ne nuk kemi ende asnjë instrument testues dhe provues të dobisë apo vlerës së tyre. Ne shohim vendime të përditshme që merren në emër të qytetarëve, por praktikisht pa dijeninë dhe pjesëmarrjen e tyre. Në këto rrethana, kur politika refuzon aplikimin e demokracisë direkte, refuzohen nismat për referendume dhe transparencë publike, modeli i sondazheve periodike dhe publike mbetet më adekuati dhe si i tillë, ofron një sërë përparësish dhe risish pozitive.
E para, vetë politikanët janë në testim, në vëzhgim të përhershëm dhe gjykim publik mbi aktivitetin e tyre. Nëse ata marrin mbështetje, atëherë kanë më shumë siguri në vijimin e aktivitetit të tyre. Nëse sondazhet tregojnë vlerësime negative, atëherë politikanët detyrohen të korrigjojnë qëndrimet e tyre, ose përballen me humbje në zgjedhjet e radhës.
E dyta, qytetarët ndjehen të përfaqësuar. Ata kanë mundësi të gjykojnë vendime përpara se ato të merren, jo pasi bëhen të detyrueshme. Ata u heqin mundësinë politikanëve të flasin në emër të shumicës absolute dhe ta trajtojnë pushtetin si një e drejtë personale administrimi. Nëse qytetarët kanë rezerva mbi qeverisjen nuk do tu duhet të presin zgjedhjet e radhës për të shprehur kundërshtimin e tyre. Ata mund të ushtrojnë presion pozitiv përmes sondazheve javore duke detyruar politikën të korrigjohet dhe të ndryshojë. Për më tepër, duke dhënë vlerësime pro dhe kundër masave të ndryshme qeveritare, qytetarët ndikojnë në konsultimin publik dhe marrjen e një vendimi sa më të mbështetur dhe të pranuar prej tyre.
E treta, përfitues të testeve javore janë edhe institucionet. Praktika e jonë ku parlamenti flet, sillet dhe vepron si sovran mbi institucionet e tjera, në rast të sondazheve javore publike, do të merrte fund, për t’u lënë vendin praktikave perëndimore të debatit dhe aktivitetit parlamentar në dobi të axhendës publike, jopartiake. Të njëjtin qëndrim korrektues do të mbanin edhe institucionet e tjera kushtetuese, të përfshira në testet publike dhe të dala nga votat e qytetarëve.
E fundit dhe më e rëndësishmja, përfitues do të ishte vetë shoqëria, publiku dhe përbërësit e tyre. Sa më shumë teste publike dhe reagime të përgjegjshme ndaj tyre aq më shumë rritet besimi i shoqërisë në institucionet politike, rritet niveli i pjesëmarrjes, i konsultimit dhe sidomos edhe niveli i kulturës politike e demokratike. Dobia lidhet edhe me nevojën e përmirësimit radikal të procesit vendimmarrës. Në një vend perëndimor vendimi politik është faza e fundit e vendimmarrjes, kurse në Shqipëri ajo vijon gabimisht të jetë ende faza e parë. Në një vend perëndimor vendimet politike vijnë pas konsultave të gjëra publike, profesionale, institucionale dhe qytetare, kurse tek ne, tradicionalisht, në fillim shpallet vendimi politik në një konferencë shtypi apo mbledhje qeverie dhe më pas, post factum qytetarët le të debatojnë. Kjo praktikë e gabuar ka bërë që një pjesë e madhe e vendimeve të mos jenë produktive, të mos zbatohen, të krijojnë konflikte, të jenë zgjidhje afatshkurtra, dhe që vetë qytetarët të krijojnë një distancë gjithnjë e më të madhe ndaj politikës dhe aktorëve kryesorë të saj.
Natyrisht tek ne ende nuk kemi praktika të tilla, nuk ka institucione profesionale dhe nuk kemi ende një traditë solide. Vetë partitë zhvillojnë sondazhe të porositura që nuk bëhen publike, dhe vetëm në periudhë zgjedhore ftohen kompani të huaja për të kryer sondazhe politike. Sondazhet elektorale, sondazhet vjetore antikorrupsion apo sondazhet sasiore online, megjithëse anët pozitive, nuk përbëjnë një zgjidhje reale dhe produktive. Në vende të ndryshme, nismat serioze kanë ardhur nga kompani profesionale marketingu, nga institucione të shoqërisë civile, nga truste financiare të interesuara për testimet publike, nga qarqe akademike, nga projekte të ambasadave apo shteteve perëndimore ose edhe nga vetë financimi shtetëror i projekteve konkurruese për një vëzhgim të pavarur dhe profesional. Zgjidhjet janë të shumta, thjesht kërkohet që ky problem kaq i rëndësishëm dhe i vonuar, të ketë trajtim serioz dhe nga institucione serioze.
(G.SH/BalkanWeb)