Gishtat e Galileos në Muze, 400 vjet pas vdekjes së tij
ROME- Në Muzeun e Historisë së Shkencës po i jepet dora e fundit një ekspozite tepër të veçantë e cila do të hapet këtë javë. Në dhomën që mban emrin e Galileo Galileos do të ekspozohen dy gishtat e gjetur së fundmi e një dhëmb që i përkisnin njeriut të cilësuar si babai i shkencës moderne. Tashmë ato janë bashkuar me një gisht të ruajtur më mirë i cili ka qenë i ekspozuar prej vitesh. Një koleksionist arti gjeti i dy gishtat e dhëmbin e shkencëtarit italian Galileo Galilei i cili u nda nga jeta në shekullin e 17-të, në një ankand antikash. Pjesët e trupit, bashkë me një tjetër gisht e një vertebër, u prenë nga kufoma e Galileo nga ana e shkencëtarëve e historianëve gjatë një ceremonie varrimi që u zhvillua 95 vjet pas vdekjes së tij në vitin 1642. Reliket u kaluan nga një koleksionist tek tjetri derisa humbën në vitin 1905. Gishtat e tjerë dhe vertebra janë ruajtur që nga viti 1737 të ngurtësuara në muzetë e Firences dhe Padovës.
Edhe pse për shumëkush Galileo ishte një shkencëtar i vlerësuar autoritetet kishtare refuzuan të jepnin leje për varrosjen e tij në tokë të shenjtë pasi zbulimet e tij ishin në kundërshtim të dukshëm me mësimet e saj. Shkencëtarët që kryejnë kërkime mbi jetën e Galileo e vënë theksin tek mënyra paradoksale me të cilën suvenire të ndryshme u prenë nga trupi i tij gjatë ceremonisë së varrimit duke përdorur metodën që zbatohej kur merreshin suvenirë nga shenjtorët. 'Laikët dhe masonët që morën pjesë në këtë ceremoni ishin të mendimit se duhej të kishin disa suvenire të trupit të Galileo pasi ishin të mendimit se një pjesë e trupit të tij do të ishte nderimi më i mirë i traditës së lënë pas prej tij duke krijuar kështu ngjashmëri me reliket fetare' thotw profesor Paolo Galuci, specialist i Galileos dhe drejtor i muzeut.
Galileo u lind në Piza në vitin 1564 e ndoqi studimet në fizikë, matematikë e sidomos në astronomi duke ndërtuar teleskopin e parë, i cili bëri që njeriu ta kuptonte më mirë botën që e rrethonte. Muzeu i Historisë së Shkencës e Natyrës së shpejti do të marrë emrin Muzeu Galileo e do të hapet më 10 Qershor.
(Sokol Topi/BalkanWeb)