Prishtinë, drogae vjedhur në policiIdentifikohen të dyshuarit
PRISHTINE- EULEX ka identifikuar personat e dyshuar për vjedhjen e një sasie prej 50 kg drogë e cila ishte ruajtur në ambientet e policisë së Kosovës në Prishtinë vitin e kaluar. Lajmi është publikuar sot nga e përditshmja kosovare Zëri. Zyrtarit të Eulex, të cilit i referohet gazeta nuk ka pranuar të japë më shumë detaje rreth hetimit, për shkak të cështjes mjaft sensibël por ka shtuar vetëm se zyra e Prokurorit Special në Kosovë ka ngushtuar hetimet.
Vetë Zyra e prokurorit nuk ka specifikuar numrin e saktë apo emrat e të dyshuarve.
“është policia e Kosovës dhe jo EULEX e cila udhëhet hetimet në bazë të provave. Ky është një hetim kompleks në të cilën ka disa persona të dyshuar por nuk mund të them detaje të tjera pasi hetimet vazhdojnë”- ka thënë zëdhënësi i EULEX Blerim Krasnici.
(s.g/B92/BalkanWeb)