E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nevojshmëria e një integrimi më të madh për Europën

06-07-2012 / Nga Ilirian Dahri

Një takim në të cilin ndoshta me qëllim janë zgjedhur elementët që më së shumti i bashkojnë dy vendet. Para së gjithash është folur për bashkëpunimin mes dy vendeve sidomos në lidhje me Europën pa harruar në të njëjtën kohë edhe integrimin e kontinentit të vjetër. Natyrisht ka patur edhe çështje për të cilat dy vendet nuk kanë qëndrime të njëjta siç do të ishin hollësitë teknike të marrëveshjes politike. Por presidenti i Këshillit të Ministrave të Italisë, Mario Monti dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel kanë folur për nevojshmërinë e një nxitje në drejtimin e një integrimi më të madh europian duke qenë dakord në të njëjën kohë se gjithsecili prej vendeve duhet të kryejë detyrat në shtëpinë e vet. Nga ana e saj, kancelarja gjermane ka përsëritur se instrumentat që u analizuan në takimin europian të javës së shkuar duhet të ecin me rregullat që ekzistojnë. Ndërkaq  presidenti i Këshillit të Ministrave të Italisë i ka kujtuar kancelares se Italia aktualisht nuk ka i kërkuar Europës mekanizmat e shpëtimit. Të njëjtën gjë në fakt presidenti i Këshillit të Ministrave të Italisë, Mario Monti i kishte kërkuar edhe kryeministrit spanjoll por edhe presidentit francez Hollande që në tavolinën e Këshillit europian,120 miliardët për rritjen të ecnin bashkarisht me vendimet afatshkurtra në stabilitetin fianciar. Duket se vendimi final ishte pranuar njëzëri madje u kjo u konsiderua si një sukses politik megjithëse u diskutua më pas me vende si Hollanda dhe Finlanda. Sidoqoftë Mario Monti ka nënvizuar se e vetmja rrugë për të stabilizuar pozicionin në tregjet është ajo e ecjes si në disiplinën e bilancit po aq edhe në reformat strukturore, pensionet dhe tregun e punës para së gjithash. Por Italia ndryshe nga vende si Irlanda, Greqia dhe Portugalia nuk ka nevojë për mbështetje sepse ka një deficit 2% të Gdp për këtë vit (pothuajse gjysmën e mesatares europiane), ndërsa për vitin 2013 është parashikuar se do të jetë akoma dhe më mirë. Pra sipas presidentit të Këshillit të ministrave të Italisë, Mario Monti dëshira e Italisë është të forcojë mekanizmin e stabilitetit të tregjeve, të titujve dhe të borxhit publik. Nga na tjetër Mario Monti ka folur për ekonominë sociale të tregut duke u shprehur se reduktimi i perimetrit publik krijon prespektiva rritje dhe punësimi nëse arrihet që të ndalen shpenzimet e panevojshme.   Ndërkaq është folur edhe për papunësinë e të rinjve e cila arrin në Itali në shifrën 36%, dhe kjo sipas Mario Montit është diçka e papranueshme. Ka rikujtuar Monti se qeveria e tij ka provuar të lëvizë në këtë drejtim me reformën e tregut të punës. Gjithsesi misioni i qeverisë së tij ka qenë që Italia mos të gjendej në një situatë të ngjashme me atë të Greqisë. Madje edhe manovra për shpëtimin e Italisë ka qenë e përqëndruar në rritjen e taksave. “Nuk është diçka e bukur por në fakt është kështu. Ndaluam në zgrip të humnerës dhe erdhi çasti kur ndërhymë në shpenzimet publike”. A do të arrihet reduktimi i kompetivitetit mes ekonomisë italiane dhe asaj gjermane? “Me zonjën Merkel po punojmë shumë mirë sepse ajo është gjermane dhe unë italian, por besojmë që të dy në një ekonomi sociale të tregut me një kompetivivtet shumë të lartë”. Natyrisht ekonomia gjermane është më lart  por për ne gjithsesi kjo është një sfidë.  Duket se ka një sintoni mes dy liderëve dhe ndoshta kjo dyshe është më e mirë se ajo me Sarkozinë ndërsa ajo me Hollande duket ende e largët. Ndërkaq pas sondazheve të kryera pas takimit europian të Brukselit është vërejtur një rritje e mbështetësve për partinë e saj, nga 34 në 36%. Por në menaxhimin e krizës europiane është gjithmonë zonja Merkel e cila ka një rritje të popullaritetit të saj. “Me Marion kam gjetur gjithmonë pika të përbashkët – ka nëvizuar kancelarja - madje jemi angazhuar shumë për të luftuar krizën”. Por për të dy lidërët masat shtrënguese nuk duhen konsideruar si plagë por si një formë drejtësie përkundrejt gjeneratave të reja, ndërsa kompetiviteti krijon vende të reja pune. Dhe kancelarja ka kujtuar se kur erdhi në pushtet në vitin 2005, në Gjermani kishte 5 milionë të papunë ndërsa sot falë reformave ka rreth 3 milionë të tillë. A do të ndikojnë të gjitha këto në zgjedhjet që dy vendet do të mbajnë në vitin 2013? “Nuk kemi kohë të merremi me to”.                                    

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›