Ruli: Rama shpif per minierat
22/09/2011 Ministri i Bujqësisë Genc Ruli në një deklaratë të dhënë për mediat ka kërkuar prej kreut socialist Edi Rama që akuzat ndaj tij ti dërgojë në prokurori. Pasi në të kundërt deklaratat për luftën ndaj korrupsionit mbeten një retorikë e dëmshme politike.
“Rama po ndjek rrugë tjetër nga ai i hetimit të Prokurorisë. Prokuroria heton me fakte jo me editoriale siç po shkruan ai kohët e fundit. Korrupsioni nuk luftohet me mllefe, as me skandale të sajuara, por me hetime serioze. Rama i ka të gjitha mundësitë ti përdorë institucionet dhe faktet që ka, por se bën këtë se ka historikun e tij në marrëdhëniet e tij me drejtësinë, kur atë e mbërtheu paniku për skandalet e bëra në bashki dhe në vend të jepte shpjegime në komision, këndonte, apo kur e shndërroi në bunker bashkinë për të asgjesuar provat dhe manipuluar shkresat dokumentare”, tha Ruli.
Por, duke bërë një paralelizëm me ngjarjen e Kavajës, kur bashkëshortja e kreut të zgjedhur të bashkisë dha alarm fals për rrëmbim dhe heqjen e fëmijës nga barku me dhunë, Ruli tha se dhe këtë rradhë Rama do përfundojë në një fluskë sapuni. “I kutoj Ramës se kam hyrë në politikë kur kishte ende ideale dhe besoj se kam ende sot. I kujtoj Edi Ramës se nuk kam ardhur në politikë i dështuar në profesionin tim. E siguroj se vazhdoj të mbetem kockë e sertë për intrigat e tij. Bindem gjithmonë e më shumë se i ke hyrë një rruge pa shpresë, që ti e quan një kurs të ri, për të goditur të gjitha institucionet dhe politikanët. Si cdo herë tjetër je nisur drejt dështimit o politikan”, vijoi Ruli në përgjigjen e tij publike.