New York, Hyseni takohet me homologët ndërkombëtarë
Gjatё qёndrimit nё New York, Ministri i Punёve tё Jashtme i Republikёs sё Kosovёs, Skënder Hyseni zhvilloi njё seri takimesh me homolog nga vende tё ndryshme, kryesisht nga ato vende qё ende nuk e kanё njohur Kosovёn.
Nё kёtё kuadёr, ministri Hyseni takoi ministrin e Punёve tё Jashtme tё Principatёs sё Andorёs, Xavier Espot Miró. Nё takimin në fjalë, Ministri Hyseni ka folur pёr pёrparimin e arritur nё Kosovё qё nga shpallja e pavarёsisё e këndej, pёr standardet kushtetuese dhe ligjore nё fushёn e tё drejtave tё njeriut, anёtarёsimin e Republikёs sё Kosovёs nё organizma ndёrkombёtarё, rolin e pazёvendёsueshёm tё pavarёsisё sё Kosovёs pёr paqen dhe stabilitetin nё rajonin e Ballkanit Perёndimor dhe karakterin e veçantё tё rastit tё Kosovёs, si dhe pёr procesin e njohjeve.
Edhe nё kёtё takim, Ministri Hyseni ka kёrkuar nga homologu i tij qё tё shqyrtojё njohjen e Kosovёs. Nga ana e tij, Ministri Xavier Espot Miró ka thёnё se janё duke e shqyrtuar njohjen, porse Andora ende nuk ka marrё njё vendim pёrfundimtar.