E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guardiolës i pëlqen Chelsea

Sipas të përditshmes britanike The Daily Mail, ish trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola ka njoftuar familjarët e tij dhe shoqërinë se e sheh të ardhmen e tij në Stamford Bridge te Chelsea.

Guardiola, i cili fitoi tre tituj në La Liga dhe dy trofe të Ligës së Kampionëve për katër vite e gjysmë të qëndrimit në Barcelonë, spekulohet se refuzoi Chelsean para fillimit të këtij sezoni. Mirëpo, thuhet se është i interesuar për gjigantin londinez, me mundësi të angazhimit para edicionit të ri.

“Guardiola mund të zgjedh kampionin e Evropës dhe për këtë ka njoftuar të afërmit e tij se Chelsea është opsioni i tij i preferuar”, shkroi Daily Mail.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›