News 24 ndjek nga afër operacionin e shpërndarjes së ndihmave në veri
TIRANË- Kamera e News 24 ka shoqëruar dy nga skuadronet e transportit të mesëm të bazës ajrore Farkë, në një operacion për dërgimin e 50 pakove ushqimore, për dy fshatrat Tamarë dhe Vermosh të komunës Kelmend në Shkodër, aty ku jetojnë mbi 350 banorë.
Gazetari i News 24 Spartak Koka që ndoqi operacionin e shpërndarjes së ndihmave nga afër shprehet, “Ndodhemi në Vermosh, të komunës Kelmend ku bora është mbi një metër e 30 cm. Aktualisht po shkarkojmë pakot me ndihma të rezervave të shtetit, ndërsa e kemi të pamundur duke u nisur nga kushtet atmosferike apo trashësia e borës që të intervistojmë banorët, të cilët prej disa ditësh janë të bllokuar. Këto ndihma të kërkuara nga zyrtarët e komunës Kelmend do të ndihmojnë banorët e kësaj komune të zgjidhin situatën e jetesës në këto ditë të vështira të bllokimit nga bora”, tha ai.
(m.a/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: News 24 ndjek nga afër operacionin e shpërndarjes së ndihmave në veri