Bora, Berisha: Ne shpëtojmë njerëz, Rama manipunlon me të vdekurit
TIRANË- Kryeminisitri i vendit Sali Berisha, për shkak të gjendjes emergjente që paraqitet në zonat verilindore dhe juglindore të vendit ka vendosur të mbledhë sot në mbrëmje Komitetin e Emergjencave.
Kryeministri Berisha deklaroi gjatë kësaj mbledhje se anëtarët e komitetit të emergjencave janë të gjithë në terren dhe kanë si qëllim të vetëm shpëtimin e jetëve njerëzore.
Ai deklaron se “po përballohen me sukses pasojat e një situate dëbore masive, në më shumë se gjysmën e territorit të vendit, borë e cila ka mbuluar, ka paralizuar trafikun në vende të mëdha dhe të fuqishme por mbi të gjitha ka shkaktuar mbi 620 viktima në të gjithë botën. Sot ka qenë një ditë më e qetë se dje. Sot kam ndjekur në mënyrë konstante operacionet e kryera në zonën e fatkeqësisë natyrore nga Korca në Vermosh. Anëtarët e komitetit kanë qenë sot gjatë gjithë ditës në krye të detyrës, në qarqe me probleme. Qëllimi i parë dhe më kryesor është shpëtimi i jetëve njerëzore, ky është objektivi ynë i parë dhe më madhor, vetëm sot me helikopterët e Ministrisë së Shëndetësisë dhe mjete të tjera ajrore janë transportuar një numër jo i vogël të sëmurësh, mbi 10, janë shpëtuar jetë të kërcënuara”, tha Berisha.
Kryeministri Berisha gjeti rastin të ngushëllojë familjarët e viktimës së shënuar në orët e pasdites në Pukë, ndërsa tha se shkak për vdekjen e tij është bërë një sëmundje kardiake kronike.
“Sot gjatë transportit të tij në spital ka ndërruar jetë një qytetar që vuante nga një sëmundje kardiake kronike. U bë gjithcka për ta ndihmuar, por sëmundja kronike e tij ishte shumë e avancuar”, deklaroi Berisha më tej.
Shefi i qeverisë vlerësoi si objektin e dytë madhor të komitetit të emergjencave, hapjen e rrugëve në komunat e bllokuara. Sipas kryeminsitrit në këtë aksion janë angazhaur qindra mjete të drejtorisë së rrugëve, forca të shumta të ushtrisë dhe kompani të ndryshme private.
“Janë bërë përpjekje të mëdha për hapjen e rrugëve kombëtare. Është siguruar një kalueshmëri më e mirë në rrugën e Kombit. Është ecur sot në aksin Bajram Curri-Fier ku kishin rënë tre orteqe. Është punuar intensivisht në aksin Kukës-Peshkopi në të dy drejtimet. Po punohet me intensitet në aksin Pukë-Fushë Arrëz. Po punohet në drejtim të Qafë Malit, trashësia e borës është e madhe. Shala, Dukagjini, Kelmendi, Lekbibaj, Valbona dhe Komuna të tjera të veriut dhe verilindjes janë të bllokuara. Të bllokuara edhe Komuna midis Kukësit dhe Peshkopisë, Lura, kumuna midis Peshkopisë dhe Librazhdit, Clirimi dhe Lekas në Kolonjë. Janë të bllokuara komuna të Gramshit”,- deklaroi Berisha.
Kryeministri Berisha ripërsërit thirrjen ndaj qytetarëve të zonave të bllokuara për pastrimni e cative të shtëpive, të cilët përbëjnë rrezik për jetën e njerëzve.
“Sot ka pasur angazhim të qytetarëve në pastrimin e shtëpive të tyre. Prandaj duhet të bëjnë cdo gjë për sigurinë e tyre më të mirë, që të pastrojnë catitë. Ky proces ka filluar me seriozitetin më të madh”,- bëri apel kryeministri.
BERISHA AKUZA RAMËS
Kryeministri Berisha akuzoi kryesocialistin Rama se është i vetmi lider opozite që po përfiton nga situata e emergjencës natyrore. Sipas tij, Rama do të nxjerrë kapital politik nga kjo situatë.
“Rama bën ciu ciu nga mëngjesi deri në darkë. Emergjencat janë cështje e burrave dhe grave të guximshëm, të vendosur dhe kurajoz. Je unik në Europën e sotme të mbuluar nga bora, je i vetmi që bën korbin, që përpiqesh të nxjerrësh kapital politik nga një situatë e tillë”, tha Berisha.
Berisha deklaroi më tej se, Rama po përpiqet të manipulojë situatën duke përmendur të vdekurit e pa kallur, që sic tha ai, është në shkelje të plotë të kodit mortor.
“Ti na thua se pas borës do vijë përmbytja dhe pas përmbytjes dita e fundit… Ky zotëri ka organizuar një rrjet dezinformimi të paskrupullt. Njofton se këtu u shembën 10 shtëpi, se janë zënë brenda njerëzit, dhe më e keqja në raportin e tij fatal me vdekjen ky njeri nga selia e partisë së tij, citonte një familje në Margegaj të një intelektuali të shquar, sipas të cilit nëna e tij ka mbetur mbi dhe dy ditë, ka një pasion të cmendur për të përdhosur të vdekurit. Të njëjtën gjë bëri edhe atëherë kur shpalli të vrarë Kosta Trebickën...Respekto kodin mortor për të qënë njëri i qytetëruar, ky kod ndan njeriun nga kafsha”, vijoi Berisha.
Kreu i qeverisë këshilloi liderin e opozitës që në këto kushte të mos merret me të vdekurit, por të respektojë dhimbjen njerëzore.
“Nëse nuk je i zoti të ndihmosh, vazhdo shpif e trillo sa të duash, por leri të vdekurit në vendin që meritojnë, mos u merr me të vdekurit. Nuk mund të bëhen ata objekt politizimesh. Ti duhet të ulësh kokën para dhimbjes njerëzore dhe jo të të dalësh si korb dhe të mbjellësh zi”, tha kryeministri.
NISHANI: PLANI I MASAVE ZBATUESHMËRI NË TERREN
Ministri i Bredshëm Bujar Nishani gjatë raportimit së punës së shtabit të emergjencave të drejtuar nga ai, bëri me dije se plani i masave të komitetit të emergjencave është aktiv dhe ka nisur zbatimin në terren.
“Anëtarët e komitetit kanë qënë në qarqet e vendit dhe kemi nisur zbatimin e planit të masave. Në rrugët rajonale dhe komunale që nga dita e djeshme është bërë valid fondi që Minsitria e Bredshme me porosi të kryeministrit dhe komitetit të emergjencave i ka vënë në dispozicon 56 komunave në nevojë në kuaadrin e emergjencës. Ka vijuar puna për hapjen e rrugëve. Vëmendja kryesore ka qenë dhënia e Asitencës Shëndetësore. Është bërë i mundur krijimi i dislokimit të helikopterëve”,- raportoi Nishani.

VASILI: EMERGJENCA MADHORE NË JETË NJERËZORE
Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili bëri me dije se komiteti i emergjencave këto ditë ka kryer emergjenca madhore, duke shpëtuar jetë njerëzore. Ministri përmendi rastet e grave shtatzëna, të cilat janë shpëtuar, si dhe të sëmurëve, të cilët për shkak të motit të keq gjendja e tyre është përkeqësuar.
“Janë kryer emergjenca madhore, kushtet e transportit kanë qënë të vështira, në disa fshatra ka pasur shkallë rrezikshmërie të lartë. Janë kryer në tërësi 12 operacione, disa prej tyre me disa tentativa për të arritur deri në fund transportimin e tyre. Kemi marrë gjithë informacionet nga burime të mundshme si edhe nga mediat. Edhe puna me medikamentet ka vijuar intensivisht në të gjitha Komunat si Dibër, Mat, Tropojë etj. Janë pajisur me paketa mbështetëse”,- raportoi Vasili.
EMERGJENCAT NË VEND
Sot përkeqësimi i motit dhe bllokimi i rrugëve nga dëbora e madhe ka pasuar me shtimin e rasteve të urgjencave mjekësore, kryesisht të grave shtatzëna. Prej 14 ditësh, banorë të Pukës, Dibrës, Kukësit, Shkodrës, Hasit e Tropojës janë ngujuar nga bora.
Helikopterë drejt veriut, pas dy ditësh ndërprerje, vdes 85-vjecari teksa transportohej në spital. Ndërkohë sot mminsitri Haxhinasto e ka ndjekur situatën nga Puka, ndërsa ministri Nishani nga Librazhdi.
Në mbledhjen jashtë radhe të thirrur më 12 shkurt kryeministri Berisha shpalli gjendjen e emergjencës së fatkeqësisë natyrore në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Korcë dhe rrethin e Librazhdit.
(el.me/ma.ar/BalkanWeb)