E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, grabitet me armë një kazino

Kazinoja qe u grabit sot ne Shkoder

Një lokal i lojërave të fatit në qytetin e Shkodrës ka qenë pre e grabitjes me armë ditën e sotme. Ka qenë ora 06:30 e së dielës kur një person ende i paidentifikuar dhe i armatosur ka hyrë në ambientet e kazinosë në lagjen Vasil Shanto duke grabitur një sasi parash.

Grabitësi ka shfrytëzuar momentin e ndërrimit të turneve të punonjësve. E njëjta kazino është grabitur dhe në fillim të këtij viti.

Në atë kohë, autori i grabitjes arriti të merrte shumën e 120 mijë lekëve pasi kishte kryer në të njëjtën ditë dhe dy grabitje të tjera. Ai u arrit të vihej në pranga pasi u aksidentuar me motor duke u larguar me shpejtësi.     A.Dushi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›