Serbia mes BE-së dhe aleancës Euroaziatike
Serbia ndodhet në një udhëkryq shumë sfidues sa i përket perspektivës gjeopolitike. Në njërën anë, shteti serb synon BE-në, por kjo mbase do të thoshte shkëputje nga strategjia e Putinit për një Këshill ekonomik euro-aziatik dhe anasjelltas.
Sipas B92 kryeministri i Rusisë Vladimir Putin propozoi formimin e Këshillit ekonomik euro-aziatik. Putin do të nxjerrë iniciativën e tij të parë të politikës së jashtme, nëse fiton dhe këtë do ta bëjë për të hequr barrierat për tregti dhe lëvizjen e kapitalit dhe fuqisë punëtore në këtë hapësirë.
Sipas tij, projekti i ri nuk paraqet ndonjë lloj të rinovimit të BRSS-së dhe se është naive nëse kuptohet si ndonjë kopje e së kaluarës.
Sipas idesë së Putinit, Aleanca Euroaziatike do të jetë konkurruese në garën industriale dhe teknologjike, konkurrencë për investitorët, për krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin e saj të avancuar në sektorin e biznesit… për një qëndrueshmëri të zhvillimit të ekonomisë botërore.
Së bashku me njoftimin e tij, u shfaq dhe e pyetja nëse kishte vend edhe për Serbinë në të ardhmen e një komuniteti të tillë.
Ekonomistë dhe politolog serbë vlerësojnë se në kohën kur mbështetja për Serbinë për t`u anëtarësuar në BE, bie nën 50%, priten edhe manipulime të Putinit me deklarata rreth kësaj iniciative.