Bie kamioni në humnerë, 5 të plagosur
Një aksident i rëndë ndodhi orët e para të mbrëmjes së të dielës në Pogradec teksa një kamion ka rënë në humnerë. Ngjarja e cila ndodhi në Mokër plagosi rëndë 5 personat që udhëtonin në kamion. Të plagosurit janë nisur me urgjencë drejt spitalit të qytetit ndërkohë që 3 ambulanca u vunë në dispozicion të tyre. Policia e cila ndodhet në vendngjarje po heton mbi shkaqet e aksidentit ndërsa gjendja shëndetësore e dy prej të plagosurve raportohet e rëndë.