Newt Gingrich fiton në Karolinën e Jugut

Ndërkohë që kishin njoftuar rezultatet 95 për qind e qendrave të votimit, rezultatet tregojnë se zoti Gingrich ka fituar 40 për qind të votave. Ish-guvernatori i shtetit Masachussets, Mitt Romney, fitoi rreth 28 për qind.
Vetëm një javë më parë, Romney pritej të fitonte me lehtësi, por fushata e tij u godit ashpër nga kritikët lidhur me karrierën e tij si afarist.
Pas rezultateve të para që u publikuan, Romney u kundërpërgjigj duke kritikuar Presidentin Obama dhe rivalët e tij të Partisë Republikane.
Në vend të tretë në votimet e Karolinës së Jugut ishte ish senatori i Pensilvanisë Rick Santorum, i pasur nga kongresisti i Teksasit, Ron Paul.
Pol tha se pret që të ketë marrë më katër deri në pesë herë më shumë vota në Karolinën e Jugut këtë vit, se sa në garën presidenciale të viti 2008. Ai tha se çështja e lirisë që ai mbron, ka tërhequr më shumë vëmendje tani për shkak të kushteve aktuale.
Gara për kandidatin e Partisë Republikane do të vazhdojë në Florida, ku votimet paraprake do të mbahen më 31 janar.