E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anija Costa Concordia shqetëson ambientalistët

Zhytësit kanë nxjerrë nga anija e përmbytur "Costa Concordia", në ishullin italian Giglio, trupin e 12-të pa jetë.

Ata gjetën ditën e shtunë një grua të vdekur në pjesën e anijes që ndodhet nën ujë. 20 persona konsiderohen ende të zhdukur.

Përgjegjësinë për fatkeqësinë kapiteni dhe kompania e lundrimeve po ja hedhin njëri-tjetrit.

Ne qendër të diskutimeve është kthyer ndërkohë rreziku i një katastrofe për ambientin. Në rezervuarë ndodhen më shumë se dy milionë litra karburant, kryesisht naftë.

Deri të dielën në mbrëmje duhet të vendoset deri sa duhet zbrazur anija, duke thithur karburantin.

Nëse karburanti dhe substancat e tjera helmuese derdhen në det, atëherë kjo do të sillte dëme të mëdha për ishullin dhe detin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›