Presidenti i Azerbajxhanit kërkon zgjidhje për Nagorni-Karabahun

"Nuk ka rrugë të tretë", tha presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Alijev, në një takim të Këshillit të Ministrave për zhvillimin socio-ekonomik në vitin 2011 dhe sfidat në vitin 2012.
"Ky konflikt nuk është ngrirë dhe nuk do të harrohet. Qoftë se dikush mendon se çështja kryesore në bisedime është për të parandaluar luftën, unë nuk bie dakord. Ne nuk duam luftë. Kush dëshiron luftë? Për më tepër, Azerbajxhani ka arritur suksese të mëdha. Por kjo nuk do të thotë se procesi i negociatave do të lihet mënjanë, e ne do të përqendrohemi vetëm në evitimin e luftës. Kjo nuk do të ndodhë", tha Alijev.
Ai tha se për fat të keq nuk ka pasur rezultate në zgjidhjen e konfliktit në vitin 2011.
"Arsyeja kryesore është qëndrimi i njëanshëm dhe aspak konstruktiv i Armenisë, sjellja e pasinqertë në negociata", tha ai, ndërsa shtoi se nëse njëra palë tenton të shmangë negociatat atëherë mbetet pak për të bërë.