Nexhip Ejupi: Në emër të poezisë jam gati të lë gjithçka
Intervistë me poetin e mirënjohur shqiptaro-amerikan Nexhip Ejupi
Nga Raimonda MOISIU
Që në moshë të re, Poeti Nexhip Ejupi ka qenë në kërkim të identitetit të tij unik dhe të etur për të ndarë vizionin e tij krijues në letrat shqipe. Pena poetike e Nexhip Ejupit karakterizohet nga pavarësia e përgjithshme e mendimit filozofik dhe e shpirtit artistik, dhe një jetë e jetuar në harmoni me natyrën dhe njerëzit që e rrethojnë, me të mirat e të metat e shoqërisë, brengat, hallet, dhimbjen, trishtimin, mallin dhe dashuritë e saj. Ai beson në të vërtetën e jetës dhe dashurisë brenda çdo individi, sepse secili prej nesh, përfshirë edhe poetin, janë pjesë e së tërës, një univers mbi shpirtin, përmes të cilës ne kapërcejmë çdo sfidë e mbijetojmë. Në emër të poezisë jam gati të lë shumë punë të tjera monotone, sepse vetëm poezia na mban gjallë, na ngushëllon, na lumturon, na vdes e ngjall prapë-shprehet poeti Nexhip Ejupi. Modest, bujar, i talentuar dhe me shpirtin babaxhan,- poeti Nexhip Ejupi është jo vetëm jashtëzakonisht profilik, por edhe një emër i shquar tashmë në letrat shqipe, i cili gjatë gjithë jetës së tij me peshën e mendjes së shëndoshë e të kthjellët, dhe peshën e duarve të palodhura, ai na ka dhuruar ; Shqetësimet e Pranverës, Drithërima ere, Lirikat e Elbasanit, Hëna e Vllehëve, Ma mori kapelën era, Psherëtima të mërguara, Vetëtin një vetull reje, Brenda meje rrjedh një lumë, Fjala ka shpirt, Bora qan me njëmijë sy, në proces botimi një vëllim poetik tre serial, e dhjetëra e dhjetra vëllime me poezi, që do të thotë mijra vargjeNë këtë bisedë të nhrohtë e mbresëlënëse si dy kolegë, poeti Nexhip Ejupi ndau kujtime, aspiratat dhe eksperiencat dhe përvojat jetësore, puna dhe përkushtimi që e kanë bërë atë tashmë një emër të admirueshëm e të njohur në letrat shqipe.
Përshëndetje, Nexhip,-Faleminderit për kohën e vyer në përkushtim të kësaj interviste. Vepra juaj krijuese poetike dëshmon gjithnjë e më shumë se jeni ndër poetët e shquar, nisur aty nga vitet 78, të shekullit të kaluar dhe ju kini botuar për herë të parë librin, Pesha e duarve, në moshën 29 vjeçare. A ka diçka mbresëlënëse në fëmininë tuaj që ju ka frymëzuar për tu bërë poet?
Natyrisht,pa mbresa të fuqishme e mbresëlënëse nuk ka shtysa apo nxitje për t’u marrë me diçka të re,e cila është një fushë e panjohur për ty si fillestar. Nëse më lejoni të bëj një krahasim; fillestari i ngjan një fëmije kureshtar,që sapo është ngritur në këmbë dhe po hedh hapat e para.Në fillim ka frikë, megjithatë guxon dhe e hedh hapin e parë…Ai kështu ka nisur të ecë,ëpor ecja nuk është vetëm hapi i parë. Bëhet hapi i dytë, i tretë, lëkundetQë të mos bjerë, zgjat duart të mbahet te sendet që ka më afër. Por më të afërt janë duart. Ne i takojmë atij brezi, që jemi rritur me djep) enes, është djepi- a ka gjë më të bukur, se sa sytë e nënës? Nuk ka ..! Atje mbahet fëmija dhe ecën e ecën, nuk ka frikë nga ecja. Mbase,e zgjata këtë përgjigje,por kjo është mbresa ime me e parë, që nuk e harroj kurrë,duart e zgjatura të nënës për të më mbajtur e për të mos u rrezuar. Ka edhe duar të tjera që zgjaten drejt këtij kërthije të njomë, që ngulmojnë ta ndihmojnë përtej këtij pragu të fillimit, të gjyshes,të motrës,të babait. Vëlla nuk kam pasur, do të doja të kisha, të më ndihmonte dhe ai. Mbase kjo mungesë më ka nxitur t’i përshpejtoj hapat e ecjes. Mbase do ta gjeja diku përpara e ti thoja:Ja ku jam, më ndihmo jo me duar, por me këshilla,me punëra të mira. Këtë vëlla do ta gjeja te shokët, që më qartësonin përherë e më shumë,do ta gjeja te mësuesit e gjuhës shqipe,te i ndjeri Ibrahin Gani,te Besim Qorri i gjimnazit Dhaskal Todri,te Profesor Kongoli e te të gjithë profesorët e mëvonshëm të Universitetit të Tiranës.
Çfarë ju ka pëlqyer në adoleshencë për të lexuar? Cilët nga autorët tanë, pëlqeje më shumë?
Në adoleshencë kishim një detyrim leximesh,të cilat edhe nuk të tërhiqnin,por që ne ishim të detyruar t’i lexonim. Madje,leximet e detyruara, duhej t’i jepnim edhe provim,-thënie klasikësh. Pjesë përmendësh në gjuhën ruse,që e kishim të detyruar për ta mësuar e që nuk e mësova kurrë. Po kishte edhe lexime, që të zgjonin fantazinë si; Tregime të Arkadi Gaidarit,të Leon Tolstoit. Tre libra nuk i harroj kurrë, “Pinokun” dhe dy libra të tjerë me tregime të shkurtra Kopshtari dhe Kallzime. Kisha një shoqe gjimnazi që ishte e dhënë edhe ajo pas letërsisë,-Iliriana Sulkuqi. Bënim hartime dhe i ndjeri, mësues,Besim Qorri, na i lexonte përpara klasës. Ky ishte promovimi ynë i parë i krijimeve tona, kurse botimi i parë ishte një faqe letrare, që ne mëngjes për mëngjes e shihnim me bishtin e syrit se a kishte vënë atje ndonjë gjë të re Profesor Ndricim Xhyra apo Besim Qorri. Por të shihnim ndonjë gjë,do t’ia thonim njëri-tjetrit, menjëherë dhe diçka do te lexonim njëkohësisht nga KRIJIME TONA TË ATËHERSHME. Adoleshenca ime dhe e gjithë moshatarëve të asaj kohe ka qenë e ndrydhur. Kam qenë shumë i ndrojtur, nuk para dilja për t’u dëfryer, isha i turpshëm,skuqesha shpejt para ndonjë vërejtje, sado të vogël. Liria e vërtetë e adoleshencës sime ka qenë Shkumbini, lugina e tij midis kodrinave me bimësi të larmishme,të mbjellë nga dora e njeriut apo të natyrshme, shkurre të egra. Atje meditoja për të shkruar ndonjë gjë,sidomos kur ishte për të fantazuar, rreth detyrave me karakter krijues, të detyrave të shtëpisë. Nuk kam qenë nxënës i shkëlqyer,po edhe i prambambetur s’kam qenë. Kam qenë nxënës mesatar. Matematika dhe trigonometria më dukeshin lëndë të papërtypshme. Mbase më kanë kaluar për hatër të aftësive në lëndët shoqërore, ku vërtet bija në sy; letërsi,histori, botanikë, etj. Nga autorët tanë më pëlqente që atëherë Dritëro Agolli,megjithëse edhe ai ishte në fillesat e veta. Sa kishte botuar Në rrugë dolla, Hapat e mia në asfalt e ndonjë tjetër vëllim. Po ashtu dhe Ismail Kadareja,sidomos me vëllimin Ëndërrimet dhe Përse mendohen këto male,që ishin për ne të rinjtë manifeste shembullore e duhej të mos i harronim kurrë. Dhe ne s’i harruam kurrë! Poetë të tjerë më pëlqenin si Fatos Arapi, Musa Vyshka, Viktor QurkuNjohuritë tona do të na i zgjeronin bankat e filologjikut me leksionet e Muzafer Xhaxhiut për Antikitetin grek e romak. Leksionet e gjuhësisë për fonetikën,morfologjinë dhe sintaksën. Këtu nuk kishte matematikë. Kishte vetëm letërsi dhe gramatikë, nuk kisha të beja me ekuacione trigonometrike apo algjebrike,por kisha të bëja me fjalën, studiohej fjala tingull më tingull e shkronje më shkronjë. Jo vetëm kaq. Studiohej fjala rrokje më rrokje, rasë më rasë e lakim më lakim. Studiohej në të gjitha njësitë dhe njehsime të veta me veçantitë e karakteristikat që kishte secila njësi. Kështu pak nga pak tek unë e te shokët e mi, krijohej një vetëdije gjuhësore. Këtë na e rrënjosnin leksionet e Mico Samarës, të Jani Thomait,të Androkli Kostallarit. Në letërsi u vinim veshin leksioneve të Nexhp Gamit, të Ismail Kadaresë apo të Zihni Sakos për Folklorin, të Nasho Jorgaqit. Ishim studentë në kryeqytet sdhe Tirana për mua ishte horizont i ri,fushëpamje e re,pikëvështrim i ri për veten e për gjërat rreth meje. Ndjenim peshën e diktaturës,por ishim të rinj dhe idealist, e përballonim me ëndërrimet tona, se një ditë do të ishte ndryshe,shpresa në favor të dëshirave tona.Ishim në kryeqytet dhe fare pranë redaksive të gazetave të kohes,po ne lakmonim Gazetën Drita dhe sidomos Zërin e Rinisë që atë kohë e drejtonte Mico Verli, një përkrahës shpirtmadh i talenteve të reja. Aty do të shkëlqente talenti i Ndoc Gjetjes, i Rudolf Markut,i Zoi Dashit,i Alfred Capalikut, i Agim Spahiut, i Visar Zhitit,i Moikom Zeqos, Xhevahir Spahiut,Roland Gjozës e Sherif Balit, etj.,