E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sancez trajneri i ri i Tiranes

Julian Rubio Sancez është trajneri i ri i Tiranës. Spanjolli i cili do të zëvendësojë në këtë post Kërstiçeviç, ka nënshkruar një kontratë 1 vjeçare me të drejtë ronovimi me presidentin e klubit kryeqytetas Refik Halili.

Kulmi i Sancez si trajner është kur ai mori drejtimin e skuadrës spanjolle Sevija në sezonin 1997-1998.

Më pas ai ka qenë trajner i skuadrave të Divizionit të Dytë spanjoll, ku në fund ka drejtuar Albasete.

Gjatë prezantimit, 59 vjeçari spanjoll ka theksuar se qëllimi dhe dëshira janë fitimi i titullit kampion.

Bashkë me trajnerin, Tirana ka prezantuar blerjen e parë të merkatos, kapitenin e kombëtares së Kenias, Xhejms Situma.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›