E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bayern Munchen apo Borusia Dortmund?

Finalja e madhe e Ligës së Kampionëve do të jetë tema kryesore në orët në vijim në sportin botëror. Si kurrë më parë adhuruesit e futbollit kanë rastin të shikojnë një finale gjermane në Champions League.

Finalja që do të zhvillohet sot në "Wembley" takon rivalët e njohur në Gjermani, Bayern Munchen e Borusia Dortmund. Dy skuadrat me plot meritë arritën finalen duke qenë të pandalura deri në verdiktin final.

Bayern arriti me lehtësi të kaloj grupin, për të eliminuar më pas skuadra si Arsenal, Juventus e Barcelona. Ndërsa Dortmund arriti të kaloj grupin e "vdekjes", ndërsa eliminoj Shakhtarin, Malagën e Real Madridin.

Bayern Munchen është favorite në letër, por nëse kihen parasysh përballjet mes dy skuadrave viteve të fundit, atëherë pritet një përballje e barabartë ku gjithmonë fituesi ka qenë një dilemë e madhe në 90 minuta ndeshje.

Mario Gotze është mungesa e madhe te Dortmund ndërsa të Bayern mungesa më të lehta janë ajo e Kross dhe Badstuber.

Finalja do të luhet sot në 20:45 ndërsa gjyqtar kryesor i ndeshjes është italiani Nicola Rizzoli./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›