Neymar minus 7 kilogramë!

Neymar Da Silva lëre që nuk ka shtuar kilogramë, por ai dita ditës po humbë edhe më shumë. Në një intervistë për mediat braziliane, babai i tij ka thënë se Neymar ka humbur 7 kilogramë në muajin e fundit.
"Që nga përfundimi i Kupës së Konfederatave, Neymar ka humbur 7 kilogramë. Ai ka patur lodhje të madhe fizike, ka humbur gjak, si dhe ka patur tendosje muskujsh. Pas operacionit në bajame, Neymar ka qenë në një gjendje të keqe por që mjekët tani e kanë situatën nën kontroll" deklaroi babai i Neymar./Indeksonline/