Tifozët në fushë, kali shtypë sigurimin

Skena të pahijshme janë parë mbrëmë në futbollin anglez. Pas përfundimit të ndeshjes Preston-Blackpool, tifozë huliganë u futën në fushë duke shkaktuar një kaos të vërtetë.
Një gjë e tillë kapi disi në befasi edhe forcat e rendit, të cilat për të ndalur turmën përdorën edhe kuajt, një prej të cilëve shkeli edhe një prej punonjësve të sigurisë, i cili u dërgua në spital për ekzaminime të hollësishme.
/>