E Enjte, 5 Nëntor 2026

Nga 15 janari – 25 shkurt nisin aplikimet për naftën pa akcizë

Nga 1 janari i këtij viti hyn në fuqi vendimi i qeverisë shqiptare për skemën mbështetëse me naftë për fermerët. Këtë e përfitojnë të gjithë ata fermerë të cilët janë të pajisur me NIPT. Aplikimet nisin nga data 15 janar deri në 25 shkurt 2021. Deri tani pranë Agjensisë Rajonale të Eekstencionit Bujqësor në Korçë janë rreth 9000 fermerë të regjistruar  dhe që kanë NIPT aktiv, të cilët janë automatikisht përfitues. Dokumentet të cilat nevojiten për përfitim janë: Çertifikatë familjare ,Vërtetim toke , Çertifikatë Pronësie e shoqëruar me Hartë Treguese dhe Kartelë Pasurie , Akti i Marrjes të Tokës në Pronësi, Marrëveshje dakortësie e noterizuar midis anëtarëve të familjes bujqësore sipas gjendjes aktuale , Kontratë qiraje e noterizuar për tokën bujqësore të marrë me qira ,Marrëveshje huapërdorje e noterizuar për tokën bujqësore .Të gjithë të interesuarit duhet të aplikojnë në portalin e-albania tek aplikacioni për skemën e karburantit në bujqësi. Skema  e re e qeverisë do ju japë shumë mundesi fermerëve pasi fusha e Korçës është e pasur më prodhime të shumta. Agjesite bujqësore rajonale do ti japin fermerit një dokument të gjelbër, për të përfituar sasinë e naftës, të cilën mund ta tërheqin në çdo pikë karburanti.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›