E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nga “ferri” në “parajsë”, Interi rigjen fitoren

Pas tetë ndeshjesh pa provuar shijen e fitores në Ligën e Kampionëve (22 tetor 2008), më në fund skuadra e Hoze Mourinjos ka prishur “agjërimin”, duke mundur Dinamon e Kievit 2-1 në stadiumin “Valeri Lobanovski”.
Një ndeshje dramatike ajo e luajtur mbrëmë në të ftohtin e Kievit, që sheh më në fund italianët triumfues.

Suksesi mban firmën e Militos dhe Shnajderit, që në minutat 86’ dhe 89’ përmbysën rezultatin e vendosur nga Andri Shevçenko në minutën e 21-të (ky është goli i 15-të që ukrainasi i shënon Interit). Ish-milanisti realizoi me një parabël të bukur, pas një daljeje të gabuar të Hulio Sezar.

Fitore që vlem dyfish, sepse tashmë zikaltrit e shohin veten në vendin e parë në grupin F. Gjashtë pikë ka Interi, një më shumë se Rubini e Barcelona dhe dy më tepër se Dinamo e Kievit, që pas humbjes së djeshme zbret në vendin e fundit.

Ky grup vazhdon të mbetet ende i hapur, pasi kur kanë mbetur edhe dy ndeshje nga përfundimi i fazës së grupeve, të gjitha skuadrat kanë mundësi për t’u kualifikuar. Pas tre javësh do të luhen takimet e radhës, ku bie në sy përplasja e gjigantëve, Barcelona-Inter. Rubini i surprizave pret Dinamon e Kievit.

Dinamo Kiev 1 – 2 Inter (Shevçenko 21’ /Milito 86’, Shnajder 89’)

Dinamo Kiev (4-2-3-1): Bogush 4; Eremenko 5,5, Almeida 6, Khacheridi 6,5, Magrao 5,5; Mikhalik 5,5, Vukojevic 5,5; Shevchenko 6,5, Ninkovic 6, Yarmolenko 6; Milevskiy 6 (25' pd Gusev 5,5). (Rybka, Ghioane, Betao, Mandzyuk, Kravets, Zozulya). Trajner: V. Gazzaev

Inter (4-3-1-2): Julio Cesar 6; Maicon 6,5, Lucio 6,5, Samuel 6 (34' pd Muntari 6,5), Chivu 5,5 (1' pd Balotelli 6,5); Zanetti 6, Cambiasso 5,5 (1' pd Thiago Motta 5,5), Stankovic 6; Sneijder 7; Milito 7, Eto'o 6,5. (Toldo, Materazzi, Vieira, Mancini). Trajner: H. Mourinho

Gjyqtar: B. Layec (Francë)

Kartonë të verdhë: Samuel (I), Almeida (D), Lucio (I), Mikhalik (D)

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›