E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandal, gazetari grek përdhunon adoleshentin shqiptar

Një gazetar grek, 68 vjeç, ka përdhunuar sistematikisht adoleshentin 17-vjeçar. Ngjarja tronditëse ka ndodhur ne lagjen “Halandri” të Athinës dhe është publikuar pas dëshmive rrëqethëse që ka dhënë vetë viktima tek organet greke të rendit.

Në bazë të këtyre dëshmive, gazetari grek më shumë se tre herë e kishte ftuar në banesën e tij 17-vjeçarin duke e mashtruar, dhe më pas e ka përdhunuar. Por, në dëshmitë e mëvonshme është zbuluar se 17-vjeçari më aftësi të kufizuara mendore, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur,  ka rënë viktimë e përdhunimit edhe nga një 15-vjeçar emigrant shqiptar, si dhe nga një shtetas grek i cili është shpallur në kërkim.

Gjithashtu, edhe ndaj 68-vjeçarit dhe emigrantit shqiptar është dhënë urdhër arresti. Gazetari grek ka qenë i deklaruar në drejtorinë e policisë së Athinës si korrespondent i një agjencie të huaj lajmesh.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›