SHBA e Britaniaftojnë shtetet tënjohin Kosovën
HAGE- Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe kanë përshëndetur vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën dhënë një ditë më parë, (të enjten 22 korrik) i cili e ka cilësuar të rregullt Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës dhe ka kërkuar nga vendet evropiane që të “bashkohen” me këtë vendim.
Përmes një deklerate me shkrim, Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton tha se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, mbështet me vendosmëri pikpamjet e Shteteve të Bashkuara se ndarja e Kosovës me Serbinë ishte e ligjshme dhe se është një shtet i pavarur, territori i të cilës është i pacënueshëm.
“Ne ftojmë të gjitha vendet që të lëvizin përtej çështjes së statusit të Kosovës dhe të angazhohen në frymë konstruktive, në mbështetje të paqes dhe stabilitetit në Ballkan. Ne u bëjmë thirrje shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë një hap të tillë”, ka thënë Klinton.
“Kosova funksionon si shtet i pavarur dy vjet e gjysmë. Inkurajojmë të gjitha vendet që të njohin pavarësinë e Kosovës. Kosova është rast unik dhe nuk paraqet precedent”, ka deklaruar ministri i Jashtëm britanik Uilijam Hejg.
SHBA dhe Britania e Madhe dhe ftojnë Kosovën e Serbinë të punojnë së bashku në mënyrë konstruktive në përparimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton i bëri thirrje si Kosovës ashtu edhe Serbisë, e cila vazhdon të mos e pranojë pavarësinë e ish provincës së saj, që të lënë menjanë dallimet dhe të punojnë sëbashku në mënyrë konstruktive.
Serbia dhe Kosova janë miq dhe partnerë të Shteteve të Bashkuara. Tash është koha që ato t’i lënë anash dallimet dhe të lëvizin përpara, duke punuar së bashku në zgjidhjen e çështjeve praktike dhe duke përmirësuar jetën e njerëzve në Kosovë, Serbi dhe rajon”, ka deklaruar Zonja Clinton.
Ndërsa shefi i diplomacisë britanike ftoi Kosovën dhe Serbinë të shfrytëzojnë rastin që të pajtohen dhe të bëhen fqinjë të mirë” dhe shton se “Kosova dhe Serbia duhet të përqendrohen në etapat e ardhshme në përparimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”.
Britania e madhe thotë se me përfundimin e procedurave ligjore para GJND merr fund dhe debati për statusin e Kosovës. Në vazhdim të deklaratës së shefit të diplomacisë britanike thuhet se “Britania e Madhe fuqishëm beson se statusi i Kosovës si shtet me territorin e definuar në kufijtë e tashëm, paraqet forcë pozitive stabiliteti për Ballkanin perëndimor”.
Vendimi i GJND-se, sipas të cilit pavarësia nuk shkeli ligjet ndërkombëtare është përshëndetur dhe nga autoritetet më të larta shqiptare.
(s.g/BalkanWeb)