Përvetësimet abuzive i kanë bërë edhe qerosë, edhe kokoroshë
Kishte të drejtë dikush në këtë rubrikë kur thoshte që në Shqipëri nuk ka ende popull, por vetëm grupe skllevërish dhe skllavopronarësh. Problemi është që Populli nuk funksionon. Populli është një opozicion më vete dhe për mendimin tim, Popull, para së gjithash do të thotë sindikata që përfaqësojnë, si në gjithë botën, një linjë opozicioni ndaj politikës.
P.sh., në rastin e pezullimit nga Gjykata të Shefit të Qarkullimit Rrugor, Sindikata e Policëve nuk ka bere asgjë për këtë çështje.
Nuk justifikohet ky qëndrim. Është një rast që duhet përgjithësuar, duhet bërë precedent për t’u vene fre jo vetëm prokuroreve dhe gjyqtareve të pandërgjegjshëm e fodulle, po gjithë pushtetarëve dhe “bosëve” që fluturojnë me makinat e tyre si të kishin kapur qiellin me dore, kur dihet; djersa dhe mundi i popullit, përvetësuar pa të drejte nga ata, i bën “qerosë dhe kokoroshë”. Kush njeh humorin e popullit tone artist, i jep shpjegimin. Në këtë rast, policia duhet mbrojtur…