Tiranë, hapet zyra e Avokatisë për të Rinjtë
TIRANË- Këshilli Rinor Shqiptar në bashkëpunim me 11 institucione shtetërore dhe organizata të shoqërisë civile hapën sot në Tiranë zyrën e Avokatisë për të Rinjtë.
Zyra e Avokatisë së të Rinjve është një iniciativë jo fitimprurëse e cila vjen si një përgjigjie ndaj nevojës së madhe për përfaqësim, këshillim apo përkrahje të të rinjve kundrejt institucioneve publike dhe private. Në formatin e një rrjeti të klinikave ligjore të specializuara sipas fushave, kjo Zyrë ofron shërbime në mbrojtje të të drejtave dhe interesave të të rinjve shqiptar në moshën 15 – 27 vjeç, ku secila prej organizatave pjesëmarrëse në konsorcium përfaqëson interesat e grupimeve të caktuara nëpërmjet sporteleve të specializuara.
Të rinjtë në Shqipëri, sidomos të rinjtë që janë pjesë e grupeve të margjinalizuara të shoqërisë, përbëjnë pjesën më vulnerabël kundrejt shkeljes së të drejtave. Që prej ditës së sotme të rinjtë shqiptar do të kenë mundësi të informohen pranë Zyrës së Avokatisë së të Rinjve mbi të drejtat e të rinjve në jetën publike, të drejtat e studentëve në institucionet e arsimit të lartë, të drejtat e nxënësve në institucionet e arsimit parauniversitar, të drejtat e të rinjve në punë, të drejtat e të rinjve që kanë probleme me drogën në lidhje me legjislacionin penal dhe institucionet përkatëse, të drejtat për shërbime dhe trajtim të specializuar.
PËRBËRJA
Zyra e Avokatisë për të Rinj përbëhet nga një Bord Mbikqyrës në krye të të cilit është Nora Malaj, Zv.Ministre e Arsimit dhe Shkencës, Abaz Hado dhe nga një përfaqësues për çdo organizatë si Këshilli Kombëtar Studentor, Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve, Instituti i Komunikimit Social, Shoqata Aksion Plus, Shoqata Përtej Barrierave, Shoqata Përthyerje, Roma Active Albania, Qëndra për Çështjet e Marrëdhënieve të Punës, etj.
(el.me/atsh/BalkanWeb)