E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nga Dodona në Tomorr, historia e festës pagane



O Tomorr o strehë Zoti
Kështu ke qenë qysh qëmoti

Kur ngjitesh ne Malin e shenjte të Tomorrit duket sikur je takuar me Zotin.

Ashtu si u himnizua nga Rilindasit Naim Frasheri dhe Andon Zako çajupi
Baba Tomorri është dëshmitar i ndodhive historike të shqiptarëve dhe stërgjyshërve të tyre Pellazgëve. Shqiptarët e Moçëm besonin Hyjninë dhe në Malin e Tomorrit ish faltore e tij Dodona.

Gojdhanat thonë dhe se Të mirët rrinë lart në Tomorr dhe është selia e Të Mirëve.

Kurse faktet tregojnë se Tomorri përmendet nga Straboni,Plini dhe më i hershmi Homeri në Iliadë si mbret i Dodonave pellazgjike që banon mbi vendet e largëta dhe sundon mbi Dodonën dimërkeqe.

Edhe Eqrem Bej Vlora në veprën e dytë shkruan një kapitull të gjatë për lidhjen e tempullit të orakullit të Dodonës me Malin e Shenjtë të Tomorrit ku banonin Zanat, perëndesha Diana sipas Eqrem çabejt, dhe sipas Naimit dëgjohej Zana e Ligjërimit.

Por gërshetimi i kultit të natyrës me besimin fetar harmonizohet tek sekti alevian i bektashizmit në Islam. Në fronin e dritës dhe në bardhësin e reve të Baba Tomorrit kryegjyshi botërore Baba Reshati jep uratën për mysafirët e ardhur e të pritshëm si dhe mbarë bashkombasit.

Legjenda e Haxhi Babait që shenjtëroi kulmakun në majën e Tomorrit me hirin e Abas Aliut në Qerrbela si dhe tyrbja e vitit 1620 e më vonë teqeja në 1916 preken nga pelegrinët çdo vit në fund gusht për pesë ditë. Historiani i bektashizmit Nuri Cuni dhe organizuesit e festimeve na rrëfejnë mbi pelegrinazhit dhe vlerat e kryevendit të shenjtë.

Besimi tek baba Tomorri është i lashtë dhe ky besim vijoi ndër shekuj. Shenjtërimi dhe adhurimi për Tomorrin kanë mbijetuar dhe ritet e praktikat nga shekulli i pesëmbëdhjetë marrin ngjyresat e blerta dhe të bardha të Bektashizmit.

Sipas besimtareve të shumtë këtu merrej Mirësia, dhe ishte vetë Perëndia. Zeri i bektashizmit u njësua me zërin e atdhetarizmit prej nga dëshmohen shumë akte të ngritjes së shkollave të para shqipe nën sundimin osman apo luftime rezistence me pushtuesit përgjatë luftërave botërore.

Festimet në majën e Tomorrit lidhen me këtë datë sepse thuhet
se Abaz Aliu kishte ardhur nga Arabia së bashku me të vëllanë e vogël i cili u vendos në Berat duke u bërë mbrojtës i qytetit. Vetë Abaz Aliu u vendos në Tomorr dhe mbronte gjithë fiset e krahinat e Tomorrit ndaj dhe ditën e 25 Gushtit shpirti i tij vjen nga Olimpi dhe kthehet përsëri për të cliruar viset e Skraparit dhe Beratit nga mbarë të vështirësitë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›