E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amnistia,Preçi:Realizimi, jo i plotë



Amnistia fiskale është një çështje me rëndësi për ekonominë tonë, por realizimi në këtë periudhë nuk do të ishte i plotë pasi jemi në prag të fushatës për zgjedhjet vendore. Eksperti i ekonomisë Zef Preçi pas deklaratës së Konifndustrisë se falja fiskale është e vonuar deklaron se për të është vepruar edhe prej qeverisë.Megjithatë sipas Preçit ende në Shqipëri mungon legjislacioni i duhur.

Aministia fiskale sipas Preçit është me mjaft rëndësi pasi në vendin tonë rreth 1 e treta e parave janë jashtë sistemit bankar dhe për këtë duhet që të futen në veprim sa më parë. Gjithashtu mor realizimi i amnistisë do të kishte ndikim edhe në ngadalësimin e ekonomisë në përgjithësi.

Vetëm para disa ditësh Konfindustria deklaroi se amnistia fiskale është e vonuar. Por pritet që amnistia të realizohet sa më shpejt duke përmendur këtu faktin se do ndikonte pozitivisht në arkën e shtetit , do të futej në qarkullim më shumë kapital dhe si rezultat do të kishte efekte pozitive edhe në ekonomi.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›