Në majën e malit të Tomorrit, nis peligrinazhi me traditën mijëra vjeçare
Udhëtimi për në Malin e Shenjtë të Tomorrit nis që nga Tirana, dhe pasi ke kaluar Lushnjën dhe Beratin hyn për në Poliçan.
Qyteti i Policanit është dhe stacioni i parë i këtij itinerari që ruan disa gjurmë të antikitetit dhe bektashizmit. Vizitorët kanë nisur të vijën që ditën e premte për të festuar të dielën në mbrëmje 22 gushtin.
Festa e shenjtorit të familjes së Profetit Muhamed, Abas Aliut ose ditët e malit të Tomorrit nisin që në 20 gusht dhe mbyllen në datën 25.
Në sheshin e qytetit banorët e moshuar dhe të rinj me një buzagaz festiv nisin të tregojnë për mundësit dhe pamundësitë për të festuar lart në Kulmak këtë vit edhe pas vështirësive ekonomike.
Më tej nis ngjitja për në mal ku miqtë e policisë rrugore dhe rendit janë vënë në shërbim të turistëve dhe popullatës që vjen për t'u ngjitur drejt majës së Tomorrit.
Por rruga megjithëse e zgjeruar dhe e shtruar me çakull nga Bashkia dhe komuniteti i biznesit të Skraparit, është e vështirë për pelegrinët familjarë me makina të thjeshta, kurse pjesa më e mirë shëtisin me kamionë.
Gjatë njëzetë kilometrave ngjitje për në teqenë e Kulmakut dhe tyrben e dervish Iljazit, të ndërmenden prej peizazhit magjepsës të natyrës së begatë, udhëtarët e hershëm europianë si piktori i famshëm Eduard Lir që përjetësoi shqiptarët në tablotë e para qindra vjetëve me sfondin e përhershëm të Malit të Tomorrit.
Ndërsa zvicerania Noel Roxhers, udhëtarja e parë grua e konsullit në vitin 1920 shprehej se bimët që rriten mes shkëmbinjve janë tepër të guximshme dhe se edhe gurët e pyjet të urojnë mirëseardhjen në Tomorr.
Ja sesi e sheh pas ngjitjes përmes kolonive të çadrave në forma hojesh të bletëve dhe simbolit të zjarrit gjallimin e festimeve, udhëtarja gjermane fotoreporterja Anete Faden.
" Këtu ka avantazhe dhe disavantazhe për një udhëtar turist. I pëlqejnë pamja bardhoshe e fëmijëve të banorëve përreth, kërcimet e të rinjve dhe ritet e dervishëve në mbrëmje, gostitë, vallet e familjarëve, por ende në kurbane nuk ka shumë profesionistë të therjes së bagëtive, kurse përsa i takon Majës 2614 metra të Cukës vlerëson më tepër sesa autostopi i ngjitjes me makinë të ecurit me mushka ose gomerë me qera për të mbajtur ngarkesat dhe shijuar turizmin malor".
është shndërruar në një pikë të përvitshme takimi edhe për njerëzit e një fisi e gjaku si edhe për miqësitë e vjetra në qytetet të ndryshme që rifreskohen në majën e Malit të Shenjtë. Motivi përse rikthehen apo eksplorojnë për të parën herë mrekullinë e lartësive të natyrës dhe besimit sqarohet rrjedhshëm nga miqtë e turizmit fetar që nga teqeja e kulmakut e deri lart në tyrben e Dervish Iljazit.
Në lartësinë mijëra metrave të Kulmakut , në muajin gusht ftohen mbi 20 mijë pelegrinë në afro një javë të festimeve nga vendi, Greqia, Italia apo SHBA si dhe angazhon një komunitet prej qindra tregtuesish të prodhimeve, suvenireve dhe shërbimeve tradicionale të trevës së begatë të Shqipërisë së Poshtme. Edhe sivjet duket se Tomorri po shkëlqen si vendi i bashkimit dhe miqësimit tëshqiptarëve në një thirrje të bukur për tiu bashkuar një institucioni shpirtëror të mocëm sa vetë Baba Tomorri.