Edi Rama Ardit Kaja u perball me dhunen e LSI
TIRAN- Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka fajesuar dje Levizjen Socialiste per Integrim si pergjegjese per atentatin qe i eshte bere kryeinspektorit te Policise Ndertimore te kryeqytetit Ardit Kaja. Rama ishte i pranishem ne ambientet e Spitalit Ushtarak ku mbahet nen kujdesin e ekipit mjekesor Kaja.
shte qelluar me plumba ne mes te Tiranes nje sherbetor i shtetit i cili ne zbatim te ligjit dhe ne kryerje te detyres se tij eshte perballur me dhunen e harbuterine e asaj force politike qe me parate e vjedhura qe e gjithe Shqiperia i pa ne bllokun e turpit ka dhunuar dhe ka ndotur qytetin tone. Flamuj partish neper shtyllat e ndricimit publik neper peme ne cenim te pasurise se perbashket te qytetareve nuk shihen ne asnje qytet evropian ne asnje vend te botes se civilizuar- tha Rama.
Pavaresisht perplasjeve te ndodhura kryetari i Bashkise se Tiranes shprehu vendosmerine e institucionit qe drejton per te mos lejuar vendosjen e simboleve partiakeve ne vende te cilat nuk lejohen. Madje ai vete theksoi se as Partia Socialiste dhe asnje parti tjeter politike nuk do te lejohet qe te vendose flamuj ne shtylla dhe peme.
Me kete rast une dua te nenvizoj se pavaresisht se PS nuk disponon mjetet e pallogaritshme financiare qe ka pushteti i korrupsionit jo vetem qe nuk kemi flamuj te vendosur neper shtylla e neper peme por asnje poster nuk do te ngjisim jashte vendeve te lejuara sepse qytetin e duam te paster sepse Shqiperine e duam te paster dhe sepse shqiptaret e qytetaret e Tiranes nuk ia kane borxh asnje partie ndotjen e qytetit te tyre nuk ia kane borxh asnje partie dhunimin e veshtrimit dhe bashkejeteses se tyre- tha kryesocialisti nga Spitali Ushtarak.
Paraditen e djeshme ne spital ndodheshin dhjetera deputete te Partise Socialiste te cilet kane vizituar te plagosurin Ardit Kaja. Ata kane qendruar ne korridoret e spitalit duke kontaktuar me mjeket. Pas oreve te drekes gjendja shendetesore e Kajes eshte permiresuar ndjeshem. Atehere mjeket kane lejuar deputetet e PS-se qe te vizitojne te plagosurin ne dhomen ku ndodhej i shtruar.
Kush eshte Ardit Kaja
BULQIZ- Ardit Kaja eshte nga qarku i Dibres ku njihet si inxhinier drejtues i KESH-it dhe deputet. Ai ka lindur ne fshatin Gjorice te Bulqizes dhe eshte shkolluar ne Tirane si inxhinier elektrik. Ne kete profesion ka punuar nga viti 1996 deri ne vitin 1999 kur eshte emeruar drejtor i KESH-it ne Bulqize. Ne vitin 2002 pas terheqjes se deputetit Ismail Lleshi kandidon si deputet i Partise Socialiste dhe fiton. Ai rikandidohet serish ne vitin 2005 kete here perballe Sali Shehut dhe humbet.
Me vone ai shperngulet per ne Tirane ku vazhdon te ushtroje funksione politike prane kampit socialist. Gjate viteve te fundit aktivizohet serish ne veprimtarite politike duke mbuluar qarkun e Dibres si sekretari socialist i qarkut. Familja e tij vazhdon te jetoje ne Gjorice ndersa eshte martuar para nje muaji me nje vajze me origjine po nga Dibra.
Bashkia Policia nuk po na ndihmon
Nenkryetarja e Bashkise se Tiranes Albana Dhimitri i kerkoi dje policise qe te gjeje sa me shpejt njerezit qe tentuan te vrisnin Kajen. Sot eshte goditur me plumba Drejtori i Inspektoratit Urbanistik se Bashkise se Tiranes vetem pak metra larg nga Bashkia. E pane te gjithe qytetaret mbreme qe ne zbatim te ligjit dhe ne mbrojtje te pasurise publike e mjedisit Inspektorati yne kerkoi heqjen e flamujve partiake nga shtyllat e ndricimit publik.
Politikane dhe militante partiake reaguan forcerisht dhe ne menyre te paligjshme per te mos lejuar Inspektoratin te beje punen e tij ndersa Policia e Shtetit fatkeqesisht nuk beri detyren e saj ne mbeshtetje te ligjit dhe ne mbeshtetje te punes se inspektoreve te Bashkise.
Duke i bere apel Policise se Shtetit te gjejne dhe te ndalojne menjehere kriminelet te cilet qelluan me plumba Drejtorin e Bashkise i bejme thirrje te gjithe forcave politike te mos cenojne qytetin duke vendosur flamuj dhe banderola neper shtylla e neper peme- tha dje Dhimitri. Ajo e cilesoi rastin e djeshem si nje alarm per te gjithe nga Kryeministri dhe ministri i Brendshem tek strukturat e Policise se Shtetit dhe deri tek te gjithe partite.
LSI Rama te prese perfundimet e hetimit
TIRAN- Nenkryetarja e LSI-se se Tiranes Blerina Kazaferi denoi dje aktin e plagosjes se kryeinspektorit te Policise Ndertimore dhe inkurajoi organet e zbatimit te ligjit per nje hetim te shpejte e profesional per te vene para drejtesise autoret dhe cilindo qe mund te rezultoje i implikuar me ta.
Ftojme Kryetarin e Bashkise te vetepermbahet te ruaje qetesine dhe te prese perfundimet e hetimit te mos nxitoje te beje edhe policin edhe prokurorin edhe ekspertin se perpjekjet per ta transferuar pisten e hetimit pa pritur perfundimet e hetimit jane deshmia me e qarte e panikut dhe e frikes per humbjen qe e pret ne zgjedhjet e 8 majit - reagoi perfaqesuesja e LSI-se. Ajo shtoi se LSI e denon kete akt kriminal dhe inkurajon institucionet e zbatimit te ligjit qe te vene perpara drejtesise autore dhe cilindo qe mund te rezultoje i implikuar me ta.
Konflikti me LSI-ne tek Selman Stermasi
Ardit Kaja eshte perfshire dy dite me pare ne nje incident me simpatizantet e LSI-se ne afersi te stadiumit Selman Stermasi. Ngjarja ka ndodhur ne oret e drekes kur Inspektorati ndertimor i drejtuar nga Kaja ka vendosur heqjen e banderolave dhe simboleve partiake te vendosura pa leje ne rruget e Tiranes. Por kjo gje eshte penguar nga simpatizantet e LSI-se.
Ne keto kishte Inspektorati Ndertimor i kerkoi ndihme Policise Bashkiake. Sipas Inspektoratit heqja e simboleve partiake eshte kryer me argumentimin se subjektet e ndryshme politike nuk kane marre leje per vendosjen e tyre ne vendet publike. Nje tjeter arsye eshte se simbolet dhe shenjat jane vendosur perpara nisjes zyrtare te fushates elektorale data 8 prill.
Zyhdi Dajti drejtor i Policise Bashkiake tha dje per Shekulli-n se gjate neteve te fundit dhe vecanerisht gjate nates se te shtunes ne menyre te vecante persona te ndryshem kane shperndare dhe vene ne vende publike si peme shtylla te ndricimit publik e vende te tjera flamuj dhe simbole te tjera te kesaj partie politike pa marre me pare nje leje te tille ne Bashkine e Tiranes. Inspektorati Ndertimor i cili ka nen juridiksion kete ceshtje na kerkoi ndihme dhe ne u vume ne dispozicion te tyre - tha Zyhdi Dajti dje per Shekulli-n.