E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teatri me Presidentin

Nje pjese e politikes kosovare ka paralajmeruar se mund te perserise proceduarat parlamentare duke tentuar ta ribeje Behgjet Pacollin perseri President. Ne kete kontekst partia e Pacollit ka deklaruar nje kandidate formalisht rivale duke dashur te krijoje rrethanat per respektimin e procedurave te imponuara nga Gjykata Kushtetuese.

Qeveria i kerkoi kesaj te fundit te interpretonte ne kushte supozimi nese eshte i detyruar apo jo kuorumi prej 2/3 ne Parlament gjate procesit te zgjedhjes se Presidentit. Nje kerkese kjo qe rezultoi se nuk perbente objekt per shqyrtim ne Kushtetuese. Ne aktdeklarimin e Gjykates njera prej arsyeve perse ajo rrezoi Presidentin ka qene mosplotesimi i kuorumit prej 2/3 qe ne seancen e pare. Mjafton kjo per te kuptuar se cdo hap qe perserit te njejtat procedura e le Kosoven ne krize.

Ajo qe ka ne dore celesin e zgjedhjes se Presidentit eshte opozita. Perjashtuar opoziten cdo aksion duket i pakuptimte. Thene me fjalet me te thjeshta Pacollit i duhen 80 deputete ne Parlament per tu bere President po ashtu Hashim Thacit i duhen po kaq deputete ne Parlament per te shmangur zgjedhjet e tjera parlamentare te menjehershme. Opozita po te doje shkon ne zgjedhje po te doje merr Presidentin ose po te doje bashkeqeveris me partine fituese relative PDK-ne. Rruge tjeter nuk duket se ka.

Sipas te gjitha gjasave me gjithe presionin nderkombetar opozita nuk do te shkoje ne Parlament per te qene fasade e zgjedhjes se nje Presidenti te mbeshtetur vetem nga shumica formale ekzistuese. Gjykata i ka dhene Hashim Thacit nje shans te madh per te ripare pozicionin e partise se tij pasi ka testuar nje shumice te brishte realisht te pavotuar ku numri i zevendeskryeministrave ka arritur ne rekord Boteror

Rruga e vetme per te ikur nga nje krize e thelle e gjate dhe e pakthyeshme mbetet konsensusi politik per nje pakete ndryshimet qe shmangin krizat ne te ardhmen. Fale Zotit opozita ka deklaruar se eshte e gatshme per kete opsion per te shmangur zgjedhjet e menjehershme. Hashim Thaci nuk duhet te mendohet gjate. E para gje qe duhet te beje eshte perjashtimi i modelit te nje zgjidhjeje qe bazohet vetem te partia e Pacollit.

Varianti per nje qeverisje transitore te shumten 12-18 mujore qe do te pergatiste ne menyre konsensuale kuadrin ligjor per te ecur perpara jane te ndryshme. Varianti i pare do te ishte nje qeveri e perbashket me LDK-ne e cila do ti vinte palet ne nje gare te re. Varianti i dyte mund te ishte President i pranuar nga opozita LDK-ja duke garantuar te pakten pjesemarrjen ne Parlament ose nje President i propozuar nga kjo e fundit me nje qeveri te modelit ekzistues ose me AAK-ne.

Sigurisht qe ka edhe variante te tjera brenda nje konsensusi. Mjafton vullneti per te kapercyer momentin. Nje zgjidhje e ndryshme nga ajo ekzistuese nuk i humb asnje pike PDK-se as LDK-se askujt ndoshta pervec atyre qe kerkojne ti marrin postet nepermjet presionit te numrave. Ajo vetem sa ridimensionon garen dhe konsolidon sistemin.

Pertej bojkotit opozita ose duhet te marre ne dore zgjidhjen ose duhet te pranoje zgjidhjet pa perfshirjen e saj. Sepse po ti rikthehemi historise se Presidentit duhet pranuar se Behgjet Pacolli nuk ishte preferenca e Hashim Thacit por ai i mbeti ne dore si zgjidhja e vetme per shkak te bllokimit te te gjitha varianteve nga opozita. Ndonese moskonsultimi me opoziten per ceshtjen e Presidentit ka qene nje gabim i PDK-se. Nese Hashim Thaci do ta kishte bere kete sot nuk do te duhej qortuar qofte edhe me nje qeveri shume me te dobet.

Opozita ose duhet te pranoje te jete e tille ose duhet te pretendoje te behet shumice nepermjet ofrimit te nje koalicioni tjeter. Sepse p.sh. tri partite opozitare ne Kosove LDK VV dhe AAK se bashku bejne rreth 51-52 deputete perkundrejt 44-45 te koalicionit PDK-AKR dhe shume mire mund te kishin kerkuar ato te benin qeverine. Ndryshe opozita behet me pergjegjese se vete shumica formale.

Koalicioni i PDK-se me AKR-ne ku kjo e fundit nepermjet presionit me largimin nga qeveria mund te riktheje situaten ne krizen ku ishte eshte nje teater i pavlere. AKR-ja nese do qe te ekzistoje si parti politike duhet te ofroje mbeshtetjen parlamentare kundrejt nje zgjidhjeje tjeter qe e perjashton ate nga posti i Presidentit. Ndersa Hashim Thaci nuk duhet te rrezikoje me as stabilitetin e brendshem te Kosoves e as stabilitetin brenda radheve te partise se tij.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›