E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkarkimi i dekanit Kule Abuzoi me specializimet

Dekani i Fakultetit të Mjekësisë Alfred Priftanji, duhet të lërë detyrën. Kështu shprehet rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule i cili tashmë i ka dorëzuar që prej dhjetë ditësh, ministrit të Arsimit Myqerem Tafaj, propozimin për shkarkimin e dekanit të mjekësisë. Kule thotë se dekani ka shkelur detyrimet e ligjit të arsimit të lartë. Ai ka abuzuar me detyrën, si në procesin e rektrutimit të studentëve për specializime, po ashtu dhe me atë të pedagogëve të rinj.

“Shkeljet e bëra nga dekani janë më tepër sesa flagrante. Ka shkelje të tilla për të cilat është shprehur me vendim të formës së prerë gjykata, pra, gjykata e faktit dhe gjykata e Apelit ka vendime të formës së prerë dhe dekani nuk ka dënjuar të respektojë vendimet e gjykatave, vendimet e rekrutimit të stafit pedagogjik”, tha Dhori Kule, rektor i UT.
 
Ndërkohë, i kontaktuar nga Albania Screen , dekani i mjekësisë Alfred Priftanji, thotë se nuk i ka ardhur anjë shkresë për largimin e tij nga posti që mban, dhe për rrjedhjojë nuk ka një reagim zyrtar. Tashmë i takon ministrit të Arsimit Myqerem Tafaj, që të firmosë propozimin për largimin e dekanit, ndërkohë që afati për të marrë këtë vendim është një muaj.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›