Nga Nju Jorku në Los Anxhelos në 12 minuta
Një mjet fluturues eksperimental, pa pilot, që fluturon me një shpejtësi 20 herë më të madhe se shpejtësia e zërit, pritet të testohet sot në SHBA.
Falcon HTV-1 do të lëshohet me një raketë në hapësirë dhe do vijë sërish në tokë me një shpejtësi prej 13 mijë milje në orë.
Testi i mëparshëm kishte zgjatur vetëm nëntë minuta dhe mjeti ishte përplasur.
Misioni i këtij mjeti fluturues është që të sigurojë për ushtrinë amerikane gjeneratën e parë të armëve sub-orbitale.
Deri më tani ka kushtuar 308 milion dollarë. Data përfundimtare e kompletimit do jetë në vitin 2025. Qëllimi është që të shkojë kudo në botë në më pak se 60 minuta.