Putin, një kërkues i thesareve antike
Kryeministri rus, Vladimir Putin, njihet për shfaqet e tij prej macho. Dhe këtë gjë, Putin e tregon pothuajse çdo verë para mediave. Kësaj radhe, njeriu më i pushtetshëm në Rusi ka vendosur që të bëjë zhytësin, për të zbuluar objekte antike në jug të Rusisë. Dhe, ja ka dalë që të zbulojë dy qypa antikë.

