8-vjeçari vret veten pasi sheh filmin Samurai i fundit
Një djalosh 8 vjeçar, i cili ishte lejuar nga prindërit e tij të shihte filma të dhunshëm, u gjet i varur në shtëpinë e tij pasi kishte parë një film me rituale vetëvrasjesh.
Ljuis MekGlin kishte parë filmin e Tom Kruiz, Samurai i fundit kur babai e gjeti të varur tek dera e dhomës së gjumit. Familjarët nuk arritën ta shpëtonin atë. Hetuesit gjetën në dhomën e tij shumë DVD me filma të dhunshëm. Ai kishte zakon që luante skenat që shihte në film.
Samurai i fundit ka një udhëzim për tu parë nga persona mbi 15 vjeç.

