E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhbogar thirrje Kurtit për distancim nga dhuna

Përfaqësuesit Special i BE-së në Kosovë , Samuel Zhbogar, ka lëshuar një deklaratë lidhur me incidentin kundër delegacionit të BE-së gjatë vizitës në Prishtinë.

“Unë vetëm mund të shpreh tmerrin dhe zhgënjimin tim për atë për që ka ndodhur në mëngjesin e sotëm. Gjuajtja me domate dhe britmat kundër delegacionit zyrtar të BE-së, qëllimi i të cilit është vetëm të lehtësojë raportet midis Prishtinës dhe Beogradit, është gjest i papranueshëm”, thuhet në deklaratën e Zhbogarit.

Sipas tij, partia Vetëvendosje mund të mos mbështesë dialogun, megjithatë kjo sjellje kurrë nuk mund të jetë alternativë e suksesshme.

“Pres që VV do të distancohet prej sjelljeve të tilla, të cilat dërgojnë mesazhe kontradiktore në Bruksel’, thuhet në deklaratë.

Në deklaratë thuhet se BE-ja mbetet e angazhuar për të lehtësuar vazhdimin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›