Nga Serbia pritet te tregoje fryme evropiane

Bashkimi Evropian shpreson se shpejt do te filloje raundi i ardhshem i dialogut midis Beogradit dhe Prishtines. Po ashtu shefja e diplomacise evropiane Catherine Ashton thote se beson ne aftesite drejtuese te kryetarit te Serbise Boris Tadiq dhe beson qe ai sinqerisht deshiron ta shohe Serbine ne Bashkimin Evropian
Nuk eshte e lehte te jesh ne krye te shtetit dhe udheheqje ne keto kushte do te thote se ai duhet te caktoje si prioritet interesat afatgjata te popullit te tij dhe mendoj se interesi afatgjate eshte BE-ja. Nese ai mund ta beje kete atehere edhe BE do ta ndihmoje ne realizimin e tij.
Rikthimi i dialogut dhe perparimet konkrete
Edhe pse ceshtja e miratimit te statusit te kandidatit per anetaresim ne BE per Serbine do te duhej te jete ne axhenden e Keshillit ne dhjetor si ministrat e Jashtem ashtu dhe lideret e vendeve te BE-se ne Bruksel jozyrtarisht mund ti degjosh te flasin vetem per prioritetin kyc- riperteritjen e dialogut midis Beogradit dhe Prishtines dhe se BE-ja deshiron te shohe perparim konkret ne drejtim te heqjes se barrikadave dhe mundesimit te levizjes se lire ne veri ne Kosoves.
Ministri i Jashtem francez Alain Juppe vlereson se per te marre driten jeshile Beogradi duhet te beje perparim ne dialogun me Prishtinen. Duke theksuar se ne ceshtjen e kandidatures se Serbise nuk ka ende konsensus ne mes te vendeve anetare Juppe shton se Serbia duhet te gjeje zgjidhje per ceshtjet qe lidhen me Kosoven.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Komisioneri per zgjerimin Stefan Fle.Bashkepunim e jo konfrontim
Edhe ministri i Jashtem gjerman Guido Westerwelle nenvizon se marredheniet e mira fqinjesore jane nje nga kriteret evropiane te cilat duhet ti permbushe Serbia. Westerwelle thote se Gjermania mbeshtet zgjerimin e BE-se me vendet e Ballkanit Perendimor por nuk do te beje asnje leshim ne kete rruge
Dua ta them qarte se prej atyre qe pretendojne te hyjne ne BE presim qe te tregojne fryme evropiane. Kjo nenkupton bashkepunimin e jo konfrontimin. Nga kjo varet edhe mbeshtetja jone dhe perparimi i tyre.
Shefi i diplomacise gjermane thekson se integriteti territorial i Kosoves per Gjermanine nuk vihet ne diskutim keshtu qe edhe kjo do te mirret ne konsiderate kur te merret vendimi ne dhjetor
Integriteti territorial nuk vihet ne dyshim bile as nga vendet qe nuk e kane pranuar Kosoven. Bile edhe ato shtete qe nuk e kane njohur Kosoven pajtohen me ne se konflikti duhet te zgjidhet permes bashkepunimit dhe bisedimeve e jo konfrontimeve.
Guido Westerwelle po ashtu keshilloi qe dhuna nuk mund te mbeshtetet apo tolerohet nga ana e atyre vendeve qe duan te futen ne Bashkimin Evropian.
Autor Marina Maksimoviq / Esat Ahmeti
Redaktoi Aida Cama