Nga Shkodra nis festa për fitoren e koalicionit të Berishës
Shkodra, Lezha dhe Dibra kanë votëbesuar koalicionin e qendrës dhe të së djathtës, duke paralajmëruar një epërsi që vetëm në këto qarqe, mendohet të shkojë deri në 12 deputetë.
Kryeministri: “Shkodra brenda mandatit të ri do të ketë autostradë me 4 korsi drejt Tiranës dhe jugut të Shqipërisë”
Në një miting mahnitës në qytetin e Shkodrës, kryeministri i vendit Sali Berisha deklaroi se, “këtu Shkodra feston fitoren e saj, feston fitoren e Shqipërisë, e shqiptarëve, fitoren e madhe, fitoren që kemi në dorën tonë, në zemrën tonë, në shpirtin tonë”. Më pas kryeministri Berisha theksoi “se vetëm 5 ditë ndajnë nga fitorja e madhe e Shqipërisë dhe shqiptare’, e cila do shndërrohet në marrjen brenda vitit të statusit të vendit kandidat në BE. "Pas 5 ditëve do të votojmë projektin e madh për 4 vitet që vijnë, përpjekjet drejt mirëqenies më të madhe për çdo shkodran e shqiptar. 5 ditë na ndajnë nga votimi i projektit tonë, fitorja jonë, të cilën ne duhet ta shndërrojmë në punësim, fitorja do të jetë drita jonë në rrugën e integrimit në BE", tha Berisha. Ndër të tjera, kryeministri Berisha u zotua në djepin e kulturës, kryeqendrën e veriut, se do të ketë autostradë me 4 korsi drejt Tiranës dhe jugut të Shqipërisë, si dhe infrastrukturë moderne në të katër anët e qytetit. Në përmbyllje të fushatës elektorale në këtë qytet me vlera, Berisha vuri në dukje se i vetmi prokupim i rivalit të tij politik është pasurimi i tij, anturazhit të tij dhe të miliarderëve të tij. “Pasagjeri i autobusit mavi nuk flet dot, fjalën integrim se bëri gjithçka fshehtas dhe haptas për të shkelmuar mbi të. Bëri çdo gjë për të bllokuar, por dështoi. Ju që punoni në administratën, në sipërmarrje private, si ka mundësi që shoku mavi nuk ka shqipëruar njëherë të vetme fjalën rritje të rrogave. Pse ai ka përdorur çdo sharje, shpifje, trillim dhe mashtrim por s’ka shqipëruar fjalën rritje rrogash, sepse ai ka vetëm një preokupim, pasurimin e tij, enturazhit të tij, të miliarderëve të tij. Nuk ka shqiptuar asnjëherë fjalën pension, etj” tha kreu i qeverisë Shefi i mazhorancës ka ironizuar edhe deklaratat prokupuese të Ramës për ta nxjerrë në pension“Ka kërkuar 30 herë të çojë në pension Sali Berishën, që çdo ditë bën 300 minuta punë më shumë se ai.”- theksoi kryeministri. Kryeministri ka përsëritur angazhimin e tij dhe partisë që drejton për të çuar përpara ëndrrën europiane, duke garantuar marrjen e statusit dhe hapjen e negociatave me BE. “Ju bëj thirrje socialistëve të Shkodrës dhe shqiptar, pyeti pak veten tuaj pse shoku i autobusit mavi 3 muaj rresht, nuk shqipëroi asnjëherë të vetme fjalën integrim evropian. Nuk ja nxori goja, nuk ia lejoi shpirti, nuk e shqipëroi dot. Por, shqiptarët e mbarë Shqipërisë pavarësisht nga bindjes partiake, integrimi Evropian që ky shok mavi i thotë se nuk është as bukë as ujë, por ajo është e ardhmja me e ndritur dhe e shkëlqyer e jona dhe fëmijëve tanë. Pasagjeri i autobusit mavi nuk flet dot, dhe nuk shqipëroi dot fjalën integrim se bëri gjithçka fshehtas dhe haptas natën dhe ditën për të shkelmuar mbi të. Bëri çdo gjë për të shkelmuar anëtarësimin në NATO, por dështoi, për të shkelur heqjen e vizave dhe dështoi , bllokoi statusin dhe në fund votoi. Ne do marrim statusin dhe do hapim negociatat për ne be ai letë rrijë ne autobus”, deklaroi Berisha. Gjithashtu në 4 vitet që vijnë, sipas tij, do të krijohen 250 mijë vende pune. “Ne do të ulim taksat dhe do dyfishojmë bizneset, turizmin, do të tre-fishojmë grantet për fermerët, do të ndërtojmë infrastrukturën. Në 4 vitet që vijnë do të zhvillojmë burimet e mëdha natyrore të Shqipërisë. Në këto vite Shqipëria do të shndërrohet në vend lider të rajonit për Teknologjinë e informacionit”, përfundoi Berisha. Ndërkaq, mitingun përmbyllës të fushatës elektorale për ditën e djeshme, kryeministri Berisha e zhvilloi në Lezhë, ku kërkoi votën e lezhjanëve për mandatin e 5-të në qarkun e tyre.
Pukë, Berisha: Votoni për rritjen e rrogave, pensioneve dhe integrimin/Nga Puka, në mitingun përmbyllës të fushatës elektorale të Partisë Demokratike, kryeministri Sali Berisha i ftoi ata të votojnë për rritjen e rrogave, pensioneve dhe ndihmës ekonomike, ndërsa nuk nguroi të akuzojë kreun e PS, Ramën se nuk ka folur asnjëherë për rritjen e rrogave dhe pensioneve dhe për integrimin e vendit. “Të votojmë për rritjen e rrogave, asaj mesatare dhe të arsimtarëve, rroga minimale do jetë 350$, rritja e pensionit minimal shkon në 150$, votojmë për rritjen me 50% të ndihmës ekonomike për dyfishimin e pagesës së papunësisë, votojmë për krijimin e 250 mijë vendeve të reja të punës, për dyfishimin e turizmit. Do miratojmë ligjin për statusin e pensionistit”, theksoi Berisha. Duke iu drejtuar socialistëve kryeministri u shpreh: “Pyeteni Edi Ramën si ka mundësi që fjalën pension nuk e ke zënë me gojë për tre muaj, si ka mundësi që shoku i autobusit 3 muaj rresht nuk ka folur për rritjen e asnjë rroge. Do heqë ndihmën ekonomike për 40 mijë qytetarë dhe do krijojë 40 mijë vende pune, kjo gënjeshtra më e madhe e tij. Si ka mundësi që nuk tha një fjalë për mungesën e të papunëve që janë në Shqipëri si në çdo vend të botës. Së fundi si nuk përmendi asnjëherë të vetme në 3 muaj fjalën integrim”- vijoi kryeministri. Berisha u kërkoi pukianëve që të votojnë të sigurt për numrin 44, ndërsa i ftoi ata në mitingun përmbyllës në Tiranë. “Gëzuar fitoren e 23 qershorit! Ftoj ju e gjithë shqiptarët që më 21 qershor të gjithë në Tiranë të festojmë fitoren historike. Do bëjmë realitet çdo projekt për ju, për Pukën për çdo shqiptar”, shtoi Berisha.