E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thirrja e Vatrës: Votoni kundër ardhjes ne pushtet, në çfarëdo forme, të Partisë Komuniste

19-06-2013 / Gazeta 55

Federata Panshqiptare e Amerikës “Vatra”, me një thirrje drejtuar popullit shqiptar, i fton ata të marrin pjesë masivisht në zgjedhje dhe të rikonfirmojë fitoren që ka regjistruar edhe në dhjetor të 1990-s

“Vatra” i konsideron zgjedhjet e 23 qershorit shume te rëndësishme per te ardhmen e afert dhe te largët te fateve te vendit e te zhvillimeve demokratike ne atdhe, prandaj i bene thirje popullit shqiptar te marre pjese masivisht ne zgjedhje, te votoje me qetësi dhe te shprehe vullnetin ne mënyre te lire. ti tregoje botes demokratik e, pjese e se cilës aspirojme te jemi, se ne e meritojme integrimin dhe bashkejetesen ne bashkimin europian.
“Vatra”, si organizate patriotike, e pa rreshtuar as majtas as djathtas, por qe shqetësohet per fatet e atdheut dhe me nje histori te gjate antikomuniste, i bën thirrje popullit shqiptar të votoje kundër ardhjes ne pushtet, ne çfarëdo forme, te Partisë Komuniste, si rrezik real për fatet e demokracise se brishte shqiptare; të votoje kunder rivendosjes te përmendores se diktatorit ne sheshet e qyteteve shqiptare; një synim te tille vatra e konsideron fyerje dhe provokim qe vene ne prove memorien e fresket te shoqerise shqiptare; te votoje kunder ribërjës së gjyqeve politike per ish-të përndjekurit politike; te mos mbështesë iniciativa te huazuara nga praktikat komuniste qe realizohen vetëm me dhune dhe diktature.
“Vatra” i kujton popullit shqiptar se rilindje e dyte qe dhjetori i 1990-s, që përmbysi diktaturen enveriane, se simbolika e bashkimit te katër partive komuniste, ashtu si ndodhi ne tetor 1941 nuk është rilindje e popullit shqiptar, por rilindje e “8 nëndorit”’.
“Vatra” i bën thirrje popullit shqiptar qe te mos votoje për forcat politike te cilat nuk distancohen dhe nuk prishin aleancen me “rilindjen” 8 nëndoreshë, por te votoje vetëm ato forca politike qe jane kunder rikthimit te komunisteve ne pushtet, qe jane per integrimin dhe progresin demokratik.. ti kujtoje ato se e ardhmja nuk ndërtohet as me sloganet e te kaluares as me simbolet e diktaturës.
Popull shqiptar, voto masivisht sot, nesër do jetë vonë!

 

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›