E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fokus/Arbiola Halimi, profesoresha që nderon Cërrikun dhe gjithë Elbasanin

19-06-2013 / Gazeta 55

Ndoshta nuk e kishte menduar se do të ishte një emër në listën prioritare të kandidatëve të PD për zgjedhjet e 23 qershorit, por standardet e përcaktuara nga lidershipi i demokratëve e bëri pjesë të angazhimeve të mëdha për në parlamentin shqiptar. Kjo është Arbiola Halimi, një vajzë e qytetit të Cërrikut, i cili ka nxjerrë herë pas here njerëz me kontribute dhe angazhime të mirëfillta, veçanërisht në demokraci.
E mirënjohur nga rrethet akademike të universitetit “A. Xhuvani”, por më shumë se kaq si një vajzë me temperament të veçantë, Arbiola Halimi ka hyrë në prioritetet e demokratëve duke vler4ësuar edhe familjen e saj me angazhime të hershme, po aq sa edhe vlerësim për punën dhe njohuritë që kjo vajzë nga Cërriku do të jetë një emër i respektuar në poltoren e parlamentit. Është familja e saj, babai Fadili dhe nëna Haxhire që shtojnë kreditet në emrin e Arbiolës për të mbartur me vete edhe përgjegjësinë që ka dhe që merr njëherazi kjo kandidate. 
Për të shprehet me respektin e tij edhe Servet Duzha kur thotë se “si kryetar i bashkisë Cerrik, kam njohje personale jo vetëm me Arbiolën, por edhe me familjen e saj, babain, Fadilin, agronom i specializuar dhe njeri me autoritet shoqëror dhe me nënën Haxhire si specialiste e TEC që kanë punuar me ndershmëri dhe korrektesë. Për këto arsye e konsideroj Arbiolën si pjesa e hershme e familjes sonë të përbashkët të Partisë Demokratike. Edhe pse origjina e tyre vjen nga Çamëria, Cërriku u bë vendi i tyre i dashur i punës dhe i jetës bashkë me gjithë familjet e këtij komuniteti të nderuar e të respektuar në këtë qytet”. Duhet thënë se i ati i saj Fadili dhe e ëma Haxhire kanë qenë prindërit e angazhuar të Arbiolës që kanë ushqyer tek ajo frymën demokratike në shpirt dhe e kanë edukuar me ndjesitë e një intelektualeje të ardhshme që ia shpërbleu familjes së saj me rezultatet e shkëlqyera në Universitet. Arbiola ka mbaruar studimet universitare në Psikologji në vitin 2004. Në vitin 2008, ka mbaruar studimet pasuniversitare në Këshillim-Psikologji dhe është në përfundim të doktoratës. Më pas ajo ka punuar si pedagoge në degën Psikologji dhe Punë sociale në Universitetin “A. Xhuvani” në Elbasan, duke qenë edhe një aderuese e rregullt në kumtesa të ndryshme shkencore. Nuk ka se si të ndodhë ndryshe kur themei se, ashtu si babai i saj ka qenë këshilltar i bashkisë dhe anëtar i vjetër i Partisë Demokratike, edhe pjesëmarrja e Arbiolës në politikë ka qenë indirekte përmes familjes së saj e cila ka qenë e përfshirë aktivisht që në fillesat e saj në PD. Po ta pyesësh Arbiolën se nga je, ajo të ëprgjigjet se është vajzë e Cerrikut ku ka edhe fëmijërinë dhe rininë e vet. Por ajo nuk e ndan veten e saj nga Elbasani, ku ka edhe aktivitetin akademik të saj. Është kjo një CV e shkurtër e jetës dhe aktivitetit prezantues të Arbiola Halimit, CV të cilën ajo e ka shkruar vetë me studimet e saj, me rezultatet e saj, me punën e saj dhe me familjen e saj të nderuar që tashmë do të jetë pjesë e listës së kandidateve që do të përfaqësojë Partinë Demokratike dhe Aleancën tonë të djathtë në Parlamentin e ardhshëm shqiptar.
Fushata elektorale e këtyre zgjedhjeve ka qenë e gjerë dhe e fuqishme, e mbushur me aktivitete dhe me përgjegjësi të madhe, ndaj dhe angazhimet e Arbiola Halimit janë jo vetëm serioze, por edhe të lodhshme sepse ajo nuk i ka njohur këto super angazhime, por me vullnetin e femre dinjitoze i ka përballuar sfidat me sukses. Lagjja ku ka jetuar familja Halimi, ku u rrit, u shkollua, ka përjetimet e saj më të mira dhe dinjitoze ku edhe u formua kandidatja Arbiola, është e para që do të votojë për vajzën e saj që do të jetë mbështetësja kryesore e Cërrikut dhe më gjerë. Vetë Arbiola shprehet me modesti se “kandidimi im është fryt i angazhimeve të familjes sime dhe përgjegjësisë që kemi në jetën tonë pa shumë privilegje, por të vërtetë dhe të sinqertë”. Arbiola Halimi është cilësia e një qytetareje të nderuar që meriton mbështetjen e të gjithë demokratëve dhe atyre që mendojnë se është një nder i madh që të kenë në Parlamentin e ardhshëm. Është përsëri kryetari Duzha që shprehet se “janë të gjitha këto që thamë më sipër që na bëjnë të ndjehemi të motivuar në këtë periudhë fushate të zgjedhjeve politike, shumë të rëndësishme dhe vendimtare për të vazhduar rrugën tonë të ndryshimeve për të ecur përpara drejt Bashkimit Europian”.
Hyqmet Zane

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›