Nga Spanja: Ancelotti kërkon Lautaro e Hakimi te Reali

Duke pasur parasysh vështirësitë për të arritur te Kilian Mbappé, Lautaro Martinez është objektivi i ri i Real Madridit për të zëvendësuar Karim Benzema. Kështu ka shkruar Mundo Deportivo, sipas të cilit sulmuesi argjentinas i Interit është një nga dëshirat e mëdha të Carlo Ancelottit së bashku me ish-zikaltërin Achraf Hakimi, tashmë tek PSG. Në veçanti, Lautaro i përgjigjet prototipit të një lojtari të ngjashëm me Benzema.
Shifrat e këtij sezoni pasqyrojnë gjithashtu rritjen e tij. Janë 28 gola që ai ka shënuar në të gjitha garat. Nga këta 21 në kampionat, tre në Champions League, një gol në Superkupën e Italisë dhe tre në Kupën e Italisë. Dhe argjentinasi do të ishte gjithashtu i kënaqur që të mund të luante për Real Madridin. Ancelotti do të firmoste menjëherë me të dy për të forcuar këtë Real Madrid, por gjithcka mbetet në sintoni me politikat e klubit.