Nga Uillsoni tek Uidhërsi
Nëse ka një strategji politike ku kryeministri Berisha ka dëshmuar se di të luajë mjeshtërisht, është padyshim ajo e hapjes së disa fronteve betejash njëherësh. Nëse opozita proteston për një problem, qeveria do të hapë një problem edhe më të madh për të larguar vëmendjen dhe diskutimin mbi shqetësimin e parë. Deri më sot, kjo strategji ka funksionuar në tulatjen e të gjitha nismave të ndërmarra nga opozita, kjo ndoshta jo vetëm për shkak të mungesës së eksperiencës së lidershipit socialist, por njëkohësisht edhe mpirjes së shoqërisë sonë për një reagim serioz qytetar.
Me të njëjtën taktikë të guximshme, kur vëmendja e ndërkombëtarëve është përqendruar tek gjetja e një zgjidhjeje për krizën politike që ka mbërthyer vendin, maxhoranca ka hapur këto ditë një tjetër front beteje për ligjin e ri të Shërbimit Informativ Shtetëror. Këtë herë nuk bëhet fjalë për një lëvizje tymuese për opozitën, por për shpalljen e një sfide të rrezikshme ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ambasadori Uidhërs u kujdes ta theksonte rëndësinë e këtij vendimi të qeverisë shqiptare, duke dalë përkohësisht nga çdo protokoll diplomatik i deritanishëm. Për herë të parë në karrierën e tij shqiptare, ambasadori la mënjanë zëdhënësit apo “zërat” gjysmë zyrtare për mediat, për të thirrur një konferencë të vërtetë shtypi. Thelbi i shqetësimit të Uidhërs, dhe sigurisht pas tij, të Uashingtonit zyrtar, është i qartë dhe nuk lë vend për ekuivoke: Nëse ligji miratohet, SHBA nuk do të qëndrojnë duarkryq. Deri ku mund të shkojë ky reagim, mbetet për t’u parë, por kostot e një “lufte të ftohtë” me fuqinë më të madhe ekonomike dhe diplomatike në botë, do të rëndojnë padyshim më tepër mbi Shqipërinë sesa për rivalin e saj.
Por, përse është kaq i rëndësishëm ligji i SHISH-it për amerikanët, aq sa diplomacia e tyre të kalojë çdo cak normal të mosndërhyrjes në punët e brendshme të një vendi tjetër?
Arsyeja kryesore që deklarohet nga përfaqësuesit e SHBA, por e denoncuar njëkohësisht edhe nga opozita, është frika e rritjes së kontrollit qeveritar mbi këtë institucion mjaft delikat. Duke parë me shqetësim këtë vartësi të re ndaj një ekzekutivi që ka preferuar të kontrollojë shumë institucione të tjera të pavarura si edhe rritjen e fushave të hetimit të SHISH, zërat që i druhen një keqpërdorimi të kësaj strukture për të luftuar armiqtë politikë të kryeministrit janë duke u shtuar. Për këtë aspekt të rrezikimit të pavarësisë së institucioneve dhe si rrjedhojë edhe të demokracisë shqiptare, Shtetet e Bashkuara janë kujdesur gjithnjë që të thonë fjalën e duhur, herë publikisht e herë jashtë kornizës zyrtare.
Por, së bashku me këtë argument mjaft të rëndësishëm, duket se ka edhe një tjetër pikë mjaft delikate që mund të motivojë dyshimet amerikane mbi ligjin e ri.
Hedhja e hapit të nxituar në ndryshimet ligjore në SHISH tenton të dërgojë symbyllarazi Shqipërinë në një “fushë të minuar”, siç është çështja e kufizimit të dhënies së informacioneve dhe bashkëpunimit me shërbimet e huaja. Në nenin 3, të projektligjit që u aprovua në komisionin e ligjeve, thuhet shprehimisht: “…SHISH, në përmbushje të detyrave të tij, me pëlqim të kryeministrit, bashkëpunon me shërbime të vendeve të tjera dhe mbledh informacion rreth veprimtarisë së tyre, kur kjo është e nevojshme. Procedurat për raportimin dhe marrjen e pëlqimit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave…”
Me pak fjalë, bashkëpunimi i SHISH me shërbimet sekrete, ndër të cilët shërbimi amerikan, tashmë do të kalojë nëpër një filtër kontrolli qeveritar, i cili domosdoshmërisht do t’i veshë procedurave teknike mes ekspertëve, një kostum të sikletshëm politik.
A është ky rasti që ambasadori amerikan iu referua me emërtimin: “detyrime ndërkombëtare që Shqipëria ka marrë si anëtare e NATO-s”?
Që pas 11 shtatorit 2001, lufta kundër terrorizmit është kthyer në boshtin kryesor të bashkëpunimit euroatlantik brenda organizatës ushtarake, ku bëjmë pjesë tashmë edhe ne. Deri më sot Shqipëria e ka shprehur pa më të voglën ndrojtje këtë mbështetje ndaj SHBA-ve në goditjen e terrorizmit dhe bazave të tij. Një nga pikat më të debatuara të kësaj strategjie antiterroriste amerikane kanë qenë deri më sot edhe taktikat e përdorura nga shërbimet sekrete për të zbuluar dhe nxjerrë informacione nga të dyshuarit si terroristë.
Që prej vitit 1998, pra edhe më parë se sulmi i Al Kaedës ndaj ‘Kullave Binjake’, ekspertët e CIA-s u vendosën si këshilltarë pranë institucionit të SHISH. Amerikanët ishin “truri” dhe në disa raste morën pjesë edhe vetë personalisht në operacionet që arrestuan në Tiranë disa prej drejtuesve të organizatës terroriste “Xhihad”, të fshehur në Shqipëri si misionarë të shoqatave bamirëse. Përgjatë këtyre 12 viteve të fundit ka pasur disa dëshmi të të arrestuarve si të dyshuar për terrorizëm, sipas të cilëve Shqipëria mund të jetë përdorur si bazë transiti nga CIA për transportin e tyre në burgun e Guantanamos apo vende të tjera ku tortura është e toleruar. Për këto akuza në lidhje më avionët misteriozë të përdorur nga shërbimet sekrete amerikane, është zhvilluar edhe një hetim zyrtar i iniciuar nga Komisioni Europian.
Pikërisht në momentin kur disa vende të Aleancës kundër Terrorizmit kanë nisur të tërheqin trupat e tyre nga Afganistani dhe Iraku dhe kur politika e ish-presidentit Bush për gjuetinë ndaj armëve të shkatërrimit në masë ka ngjallur mjaft dyshime, qëndrimi i palëkundur i Shqipërisë është vlerësuar edhe më i rëndësishëm nga administrata amerikane. Në disa raste, siç është ai i imunitetit për ushtarakët amerikanë përpara Gjykatës Penale Ndërkombëtare, vendi ynë ka vendosur të zgjedhë SHBA përpara vullnetit të Bashkimit Europian.
A mund të ndryshojë kjo aleancë dhe bashkëpunim në luftën kundër terrorizmit, nëse SHISH do të duhet të marrë pëlqimin e kryeministrit për çdo raport me CIA? A mund të luhaten këto marrëdhënie ekspertësh sipas vullnetit të politikës dhe marrëdhënieve të saj me ambasadorin amerikan të radhës? Përgjigjet e këtyre pyetjeve nuk mund të shkruhen në rreshtat e projektligjit të shumëdiskutuar, por është e udhës që të sqarohen mjaft mirë përpara se drafti të shkojë për “peshimin” përfundimtar nga kartonët e deputetëve të maxhorancës.
Panorama e mësipërme e dy çështjeve që detyruan të flasë njeriun e Uashingtonit në Tiranë, nuk është e panjohur për shqiptarët dhe nuk ka nevojë për shumë komente të stërholluara. Ajo që mbetet për t’u analizuar është ana tjetër e medaljes. Pra, cilat janë arsyet që e bëjnë të domosdoshme ndryshimin e këtij statuti që ka fituar deri më sot SHISH. Kryeministri Berisha dhe maxhoranca e tij, si iniciatorëve të këtij projektligji, u takon të argumentojnë jo vetëm qëllimet që synohen të arrijnë nga këto risi, por edhe të japin garancitë e duhura se nuk do të ketë asnjë qëllim të dyfishtë. Nëse këto argumente janë sekrete dhe nuk mund të bëhen publike, të paktën duhet t’u paraqiten zyrtarisht partnerëve amerikanë, në mënyrë që arsyeja dhe diskutimi mes të dyja palëve të mposhtin dyshimet mbi qëllimet e kësaj lëvizjeje të palës shqiptare. Në rast të kundërt, veç problemit me bojkotin e opozitës dhe krizës ekonomike, qeveria do të mbajë edhe një tjetër “kungull” të rëndë mbi shpinë. Ndoshta më i rëndë se ç’mund të mendohet, edhe për arsyen e thjeshtë sepse është një barrë e panevojshme në këto momente.
P.S.
Për dikë që mund të ngrejë dyshime mbi të drejtën amerikane për të ndërhyrë në një çështje tonën të brendshme, mund të sillet në kujtesë parimi i politikës së jashtme amerikane, i ideuar nga presidenti Uillson rreth një shekull më parë: “SHBA duhet të jetë një lojtar kryesor në çështjet botërore duke shpallur tri parime bazë:
- paqja në botë varet nga përhapja e demokracisë;
-interesat kombëtare varen nga pranimi i një sistemi ndërkombëtar të së drejtës;
-shtetet duhet të gjykohen me të njëjtat kritere morale si dhe individët”.
Me këto parime të moskufizimit të politikës së saj të jashtme, SHBA dhe presidenti Uillson ndikuan në njohjen përfundimtare të pavarësisë së Shqipërisë në Konferencën e Versajës në vitin 1919. Një ndërhyrje, që deri më sot i kemi qenë gjithnjë mirënjohës.