“Pandeli Majko, një politikan pinjoll, bën mirë të ndërrojë mbiemrin”
Reagon Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në LSI, Luan Rama
Ka ardhur menjëherë reagimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, pas një deklarate të deputetit të PS-së Pandeli Majko, se vizita e Metës në Beograd, i ka shërbyer interesave lakmitare të Serbisë. Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në LSI, Luan Rama, u shpreh se interesi i Tiranës zyrtare është shtrirja në një dimension edhe më të gjërë politikat e fqinjësisë dhe bashkëpunimit të përbashkët.
Duke e konsideruar të papjekur dhe “vocërrake” deklaratën e Majkos, Rama i kujtoi këtij të fundit se do të ishte mirë për të, të rishikonte mbiemrin e tij, që mirëfillti rrjedh nga sllavishtja (përkth.Majko-Nënë). Në këtë drejtim, Luan Rama hodhi dyshime të forta për origjinën sllave të ish-kryeministrit Pandeli Majko, i konvertuar në një vasal dhe shërbyes i interesave të pista të Edvin Kristaq Ramës. Zyrtari i lartë i LSI-së, Luan Rama, theksoi lidhur me vizitën e Metës në Beograd se Tirana tregon një guxim të qartë politik për të ftohur gjakrat mes popujve të rajonit, për të mos ngelur peng i primitivizmit të ballkanizmit millosheviçian.
...