Nga Zvërneci te kërkesat politike, protestuesit vijojnë ditën e 89-të të tubimit

TIRANË, 27 gusht/ATSH/ Qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile po vijojnë sot ditën e 89-të të protestës kundër investimit në Zvërnec.
Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit marshuan përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në drejtim të godinës së Kryeministrisë, ku po mbajnë fjalimet e radhës.
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, largimin e asaj që e cilësojnë “kastë të vjetër” politike, si dhe shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura dhe ndryshimin e ligjit zgjedhor.
Gjatë protestës u shënua edhe një përplasje mes Sali Lushës, ish-truprojës së kreut të PD-së Sali Berisha dhe disa protestuesve të tjerë. Mësohet se përplasja ka nisur pasi Sali Lushaj dhe disa eksponentë të tjerë të Partisë Demokratike po bënin foto në protestë me 2 gishtat lartë.
Organizatorët kanë deklaruar se protesta do të vijojë edhe në ditët në vazhdim dhe se nuk do të ketë tërheqje deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Protesta nisi fillimisht si reagim ndaj projektit të investimit turistik në Zvërnec, ndërsa gjatë ditëve të vijimit kërkesat e protestuesve janë zgjeruar në çështje politike dhe institucionale.
Pas fjalimeve te rastit, protestuesit zhvilluan tubimin e përnatshwm në rrugët e Tiranës.
1 nga 7/m.m/a.f/