Nga amatorizmi në Premierligë

Karriera e Valonis Kadrijajt mund të ketë kthesë të madhe shumë shpejt. Nga ekipi amator gjerman SpVgg Unterhaching, futbollisti kosovar mund ta realizojë një ëndërr, duke u transferuar në Premierligën angleze, respektivisht në ekipin Blackburn.
19 vjeçari ishte bërë objektiv i klubit londinez që një kohë. Nga 13 deri më 18 shkurt, ai ishte provuar në Blackburn, ku e kishte kaluar me sukses testin. Nga e diela, sulmuesi gjakovar është rikthyer sërish në Angli, ndërsa, sipas medieve gjermane, pritet të nënshkruajë kontratë profesioniste me klubin anglez.
Deri të premten, ai do të ushtrojë me skuadrën dhe ta kompletojë kontrollin mjekësor para se ta nënshkruajë kontratën. Ndër të tjera, vlera e tij dhe kohëzgjatja e kontratës pritet të negociohen.
Kontrata e Kadrijajt me ekipin nga SpVgg Unterhaching skadon në fund të sezonit, kështu që palët nuk do të duhej të hasnin në probleme për transferimin e Kadrijajt në Angli.
20 vjeçari luan me ekipin e dytë të SpVgg Unterhaching, ndërsa pritet që përkohësisht të vendoset në ekipin e rezervistëve të Blackburnit, për t’u përshtatur me ambientin dhe futbollin anglez, para se të dalë në ekipin e parë.