Zubizarreta përgënjeshtron Alcantaran

Andoni Zubizarreta i ka quajtur të pavërteta deklaratat e Thiago Alcantaras. Mesfushori i ri i Bayernit tha se u largua nga Barcelona sepse Barca nuk deshi të diskutoj me të.
"Kjo gjë nuk është e vërtetë. Alcantara u largua sepse e kërkoi largimin. Kemi patur oferta edhe për Tellon. Ai qëndroi me ne sepse nuk deshi të largohet" tha Zubizarreta./Indeksonline/