Akuzohet per korrupsion Mohamed Bin Hammam terhiqet nga gara per kreun e FIFA-s

FIFA vazhdon të përjetojë një situatë të vështirë, ndërsa problemet në qeverinë botërore të futbollit janë thelluar më tej pasi Mohamed Bin Hammam ka dhënë dorëheqjen nga kandidatura e tij për president. 62-vjecari nga Katari, i cili mban postin e presidentit të Konfederatës Aziatike të Futbollit ka marrë këtë vendim pasi akuzohet për korrupsion, ndërsa Kimisioni i Etikës ka nisur një hetim ndaj tij.
"Mora këtë vendim për të mirën e futbollit. Tërhiqem nga kandidatura ime, pasi mendoj se kjo duhet të ishte një garë individuale, ku nuk duhet të ndërhynin komisionet e FIFA-s”, ka thënë Bin Hammam.
Por dorëheqja e tij është vetëm maja e ajsbergut sa i përket asaj që mund të ndodhë në të ardhmen. Presidenti i Konfederatës së Amerikës së Jugut, Jack Warner në të njëjtën kohë zëvendëspresident i FIFA-s ka bërë të ditur se do të publikojë një skandal që do të trondisë nga rrënjët qeverinë botërore të futbollit.
Warner ashtu si Bin Hammam është nën hetim nga Komisioni i Etikës, por ai ka larguar veten ndaj cdo akuze, duke kërcënuar në të njëjtën kohë FIFA-n, e cila sipas analistëve po përballet me situatën më të rëndë në historinë e saj.
Nertan Prifti