E Shtunë, 31 Tetor 2026

Video Meta-Prifti deshmojne biznesmenet


Gjykata e Lartë dëgjoi katër dëshmitarë që të gjithë biznesmenë që nga fusha e ndërtimit, koncensioneve deri tek hidrokarburet, që të katërt të thirrur për llogari të procesit ndaj ish-zëvendëskryeministrit Ilir Meta.

Nje nder personazhet qe lakohet edhe ne video-skandalin Meta-Prifti, biznesmeni Agim Rrapaj, emri i te cilit permendet shkurt ‘Gimi” ne filmim, deshmoi i pari per ceshtjen e koncensioneve per HEC-et ne Shushice.

Ne deshmine e tij, Rrapaj ka konfirmuar biseden e tij ne telefon me Meten dhe Priftin, komunikim ky qe shfaqet edhe ne video-skandal. Sipas deshmitarit, Prifti i ka kerkuar t'i dergohej vendimi i Gjykates se Apelit nepermjet protokollit dhe "une i thashe - shtoi Rrapaj - se ky vendim eshte derguar me heret".

Dëshmitari tha se ne bashkimin e perkohshem te ketyre shoqerive ku eshte edhe shoqeria vellezerit Tola sh.p.k  garua dy here per ndertimin me koncesion te HEC-eve ne kaskaden e Gostimes pergjate zones Shushice- Elbasan- Librazhd.

Deshmitari pohoi se ne kete garim te nisur prej 2007 ai perfaqesonte nje kompani hungareze me autorizim te te ciles, ai kishte kontaktuar edhe ish-zëvendëskryeministrin Ilir Meta per t'u ankuar per shkak te vonesave qe po ndodhnin dhe shpenzimeve qe po beheshin.

Ne total, Rrapaj konfirmoi videon per shumen qe degjohet, por tha se behet fjale per shpenzimet dhe investimet gjate kesaj periudhe, qe sipas tij kapin shfiren e 700 mije eurove. Nderkohe ne te njejten linje ishte ne deshmine e tij edhe Ardit Rrapaj, djali i Agim Rrapajt, qe foli ne cilesine e administratorit te shoqerise Vellezerit Tola sh.p.k. Edhe sipas tij shpenzimet ne total kapin shifren e 700 mije eurove.

Nderkohe biznesmeni Rezart Taci foli per pjesen tjeter ate te ARMO-s dhe AlbPetrolit. Deshmitari deklaroi se e kishte njohur Bekim Halilajn, biznesmenin e permendur nga Prifti por nuk e kishte pranuar propozimin e tij per dhenien me qira te nje rafinerije. Nderkohe ndertuesi Fatmir Merkaj deklaroi se nuk ka qene asnjehere shoferi i Ilir Metës.Ne fund gjykata vendosi te therrase edhe pese deshmitaret e tjere te kerkuar nga akuza, nderkohe qe procesi u la per te henen e ardhshme.

Ne dalje te Gjykates se Larte perfaqesuesi ligjor i zotit Meta, Spartak Braho sulmoi serish Dritan Priftin.

Reagon Prifti: Meta mbrohet nga prokurori i komunizmit

Pas perfundimit te seances se sotme ka reaguar deputeti Dritan Prifti, i cili shkruan se: "Me vjen te qesh kur shoh sa poshte ka rene Ilir Meta me mbrojtjen ne gjyqin e tij. Sot e kanë mbrojtur Spartak Braho dhe Fatmir Merkaj. Njeri eshte prokuror i komunizmit qe ka denuar njerez ne litar, pastaj i perzier ne trafik droge i denoncuar nga vete Ilir Meta pasi kishte nxjerrë viza per 2 trafikantë droge te arrestuar ne Itali. Tjetri ish- shofer i Ilir Metes, qe mban sot fshehur nen emrin e tij aksione ne koncesione hidrocentralesh dhe toka ne bregdet. Ata shpifen sot se kam kerkuar para per nje koncesion, kur gjithe Shqiperia e pa videon me ze dhe figure ku shefi tyre m'i afroi 700 mije euro dhe 7%. Pse do t'i kerkoja ketyre une, kur shefi i ofroi keto para? Ta katandisesh vetem te mbrohesh ne gjykate nga ish-shoferi jot dhe nga nje matrapaz droge, e bejne Ilir Meten me te pabesueshem ne syte e gjithe Shqiperise. Keta personazhe nuk i hedhin dot hi syve gjithe Shqiperise", shkruan Prifti.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Topi viziton Akademine e Mbrojtjes
Presidenti i Republikës, Bamir Topi njeheresh Komandant i Forcave të Armatosura Shqiptare vizitoi paraditen e se henes Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”, ku u prit me ceremonial zyrtar nga drejtuesit e larte te ushtrise shqiptare. PS, taksat për pagat
Partia Socialiste shfrytëzoi seancën e votimit të buxhetit, për të bërë publike, për herë të parë, skemën e detajuar të taksimit progresiv mbi pagat, skemë të cilën ajo ka premtuar, se do ta rikthejë kur të vijë në pushtet. Merkozy dhe post-demokracia
Eni Vasili - Dyshja Angela Merkel dhe Nikolas Sarkozy u pagëzuan tashmë nën një emër të vetëm, që më shumë se një cinizëm francez gazetaresk, shënjon emërtimin e një kohe të re.
Sheshi dhe leshi i Tiranës
Artan Mullaj  - U duk se Bashkia e Tiranës do të ishte strehëza e rrëfimit, pendimit dhe ngushëllimit, ndërsa vit pas viti në pushtet, mazhoranca e Sali Berishës mbart kryqin e rëndë të mëkateve në shpinë. Rama vizitë në Maqedoni
Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama po qëndron për vizitë dy ditore në Maqedoni. Rama gjatë ditës së diel në Shkup, takoi kryetarin e partisë opozitare maqedonase atë të LSDM-së Branko Cërvenkovski.

Lajmet kryesore

PS, taksat për pagat
Kodheli: E përshkallëzuar, deri në 20 mijë lekë asnjë detyrim
Shefi i CEZ, pagë 66 mijë euro
Harta e pasurive nëntokësore
Nga janari, buka me vitamina

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›