Abonete pas presionit terhiqet shoqata
Por pavaresisht ketij vendimi Shoqata e Transportit mohoi se vendimi i saj ka lidhje me deklaratat e bera nga Berisha e Rama. Reagimi i ketij te fundit erdhi pas toneve te ashpra me te cilat foli kryeministri ndonese Bashkia e Tiranes eshte direkt nenkontraktore me operatoret e transportit publik. Meqenese sot jemi bere me dije se perfaqesuesit e pushtetit qendror dhe vendor kane zhvilluar takimin e pare per diskutimin e kerkesave te drejtuara ne adrese se ketyre institucioneve njoftojme se duke filluar nga data 4 nentor do te nise shperndarja e aboneve tha kreu i Shoqates se Transportit Qytetas Ferdinand Ibrahimi. Ai shtoi se pavaresisht ketij vendimi perpjekjet per realizimin e kerkesave do te vazhdojne. Ne kete menyre levizja ne linjat urbane do ti rikthehet normalitetit.
Berisha per operatoret
Perpara se shoqata te merrte vendimin Kryeministri i vendit Sali Berisha ne mbledhjen e qeverise se zhvilluar paradite foli me tone mjaft te ashpra per gjendjen e krijuar ne transportin publik. Ai e quajti bllokimin e aboneve shkelje flagrante te ligjit. Gjithashtu Berisha e cilesoi gjendjen te patolerueshme dhe kerkoi ndeshkim te tyre. Ajo qe po ndodh ne Tirane eshte e patolerueshme. shte cnjerezore deri ne palce tu heqesh qytetareve abonete tu heqesh lehtesine e abonese vetem e vetem nga babezia. Ne menyre absolute ata do ta humbasin licencen. Ligji te detyron qe veteranet e invalidet te semuret studentet te kene lehtesira ne transport. Ligji dhe morali te detyron tu ofrosh abone. Zoti minister ata duhet
te ndeshkohen ne menyre shembullore duhet te hapet tregu. Aboneja te rivendoset kurse pergjegjesit te shkojne ne prokurori dhe te ndiqen penalisht sepse kane thyer disa ligje u shpreh Kryeministri.
Rama kercenon
me gjoba
Pas ketyre deklaratave thuajse ne te njejten vije ishte edhe qendrimi i kryetarit te Bashkise se Tiranes. Ai u kerkoi operatoreve te transportit urban qe te rikthejne abonete. Krahas ketij apeli Rama i kerkoi Ministrise se Transporteve qe te ndjeke politika lehtesuese per perfaqesuesit e transportit urban ne kryeqytet. Pavaresisht veshtiresive te objektive qe ata kane per shkak te nje politike te mbrapshte te qeverise lidhur me taksen e importeve dhe kreditet e TVSH qe per te mbeshtetur transportin publik ne gjithe boten jane te ndara nga mjetet e tjera eshte e patolerueshme te penalizohen qytetaret tha Rama. Ai dha garanci se sot do te nise shperndarja e aboneve. Qe neser te gjithe duhet te kene abonete dhe te gjithe ata qe kane kartat e vecanta duhet te mikpriten ne te gjitha linjat e autobuseve te Tiranesvijoi ai. Kete deklarate ai e beri gjate perururimit te nje aksi rrugor me korsi te dedikuar per autobuset e cila eshte dhe nje nder kerkesat e operatoreve. Nga ana tjeter kryebashkiaku akuzoi qeverine se rritja e ketyre taksave eshte politike e qeverise per te fituar betejen per Tiranen ne zgjedhjet vendore te 8 majit. Qeveria te jape zgjidhjet e veta duke mos bere diferencen per keto mjete sepse ben diferencimin per qytetaret. Qeveria duhet te shohe TVSH-ne qe eshte rritur ne menyre te madhe dhe qe ne mendojme se eshte bere me qellim ne funksion te betejes per kryeqytetin u shpreh Rama. Per tri dite me shume se 80 mije qytetare u detyruan te udhetojne ne linjat e transportit publik vetem me bileta nje udhetimeshe. Mes personave qe perdorin abone u penalizuan edhe gjithe invalidet e veteranet te cileve statusi u njihet me ligj dhe e perfitojne falas sherbimin. Nga ana e saj Shoqata e Transportit ka argumentuar se vendimi erdhi si pasoje e mosplotesimit te nje sere kerkesave per te cilat pergjegjese jane Ministria e Financave e Transporteve dhe Bashkia e Tiranes.
Zirina Llambro