Portugalia pergjerohet Mou drejto Kombetaren ne 2 ndeshje
Ne Portugali e kane pagezuar me emrin misioni i shpetimit kombetar. Federata luzitane kerkon ta binde Zhoze Murinjon qe te ulet ne stolin e perfaqesueses se futbollit per dy ndeshjet eliminatore te Euro 2012 kunder Danimarkes dhe Islandes te cilat do te luhen me 8 dhe 12 tetor. Sipas asaj qe eshte publikuar nga Record e perditshme sportive portugeze presidenti i FPF-se Gilberto Madail ka udhetuar personalisht drejt Madridit per tiu lutur pergjeruar dhe bindur O especial versioni portugez per specialin qe ti riktheje madheshtine nje anijeje te forte ekipit Kombetar te udhehequr nga Kristiano Ronaldo por qe eshte demtuar nga furtuna gjate rruges se saj. Problemet per Portugaline kane nisur me skualifikimin 6-mujor te Karlos Kueiroz i cili ka ofenduar dhe penguar zyrtaret e anti-dopingut te zhvillonin punen e tyre. Perpara Boterorit 2010 trajneri reagoi keq ndaj nje kontrolli rutine qe anti-dopingu do te zhvillonte te perfaqesuesja luzitane ne kuader te luftes se FIFA-s kunder substancave te ndaluara. Me Kueiroz te pezulluar ne dy sfidat e para eliminatore te vlefshme per Euro 2012 ne pankine eshte ulur Agostinjo Oliveira. Por ecuria e skuadres ishte shume e dobet Portugalia barazoi 4-4 ne fushen e saj me Qipron nje rezultat i pabesueshem ndersa situata u perkeqesua me humbjen 1-0 ne Norvegji. Rezultatet e dobeta sollen shkarkimin e Kueiroz qe ne mesjave ka bere te ditur se pretendon pagesen e plote per dy vitet e mbetura ne kontraten me federaten.
Ne kete situate kaosi te plote nuk kane munguar as kandidatet per te marre drejtimin e Portugalise duke nisur nga Aragones per te perfunduar te Maradona. Ketu ka lindur edhe ideja per drejtuesin e ri te stolit. Ekziston vetem nje trajner i afte qe te rivendose rregullin brenda skuadres tu riktheje lojtareve besimin dhe te ndryshoje kursin negativ te nje skuadre me potencial mjaft te madh por qe moralisht eshte shume keq Zhoze Murinjo. Madail ka programuar nje mbledhje me Horge Mendes menaxherin e Mou ne te cilen nuk perjashtohet qe te marre pjese edhe vete tekniku. Nese negociatat do te jene pozitive me pas do te kalohet ne fazen e dyte te nisin bisedimet per te bindur drejtuesit e Realit te Madridit per ta lejuar Murinjon te drejtoje perfaqesuesen e vendit te tij ne dy ndeshje radhas. FPF-ja do te kerkoje edhe mbeshtetjen e Federates Spanjolle e cila garon kunder tyre per organizimin e Boterorit 2018. Objektivi eshte qe sherbimet e trajnerit qe shpalli Interin kampione Europe te shfrytezohen vetem per sfidat e tetorit. Kjo edhe per faktin se me pas eliminatoret do te nderpriten deri ne qershor 2011 dhe institucioni qe drejton futbollin do te kete kohe qe te gjeje nje zgjidhje afatgjate. Murinjo ka theksuar gjithmone se pavaresisht se nuk e pelqen detyren e trajnerit te Kombetares nje dite ai do te drejtoje perfaqesuesen e vendlindjes qe ka pasur tri fitues te lsquoTopit te Arte dhe e meriton te fitoje nje titull te rendesishem ne arenen nderkombetare.